FOTOT: Gruaja bën festë pasi... u divorcua nga bashkëshorti

1 Prill 2019, 10:24Lifestyle TEMA
FOTOT: Gruaja bën festë pasi... u divorcua nga bashkëshorti

Të gjithë festojnë kur fejohen, martohen apo bëhen me fëmijë.

Por kjo grua është bërë virale në internet pasi festoi… divorcin nga bashkëshorti.

Marie Lollis festoi kapitullin e ri të jetës së saj duke realizuar një set fotografik.

Në foto, gruaja dukej shumë e lumtur. Në një nga imazhet shihet me një gotë vere ku shkruan: “Më në fund e divorcuar, lamtumirë djalë.”

Por lumturia e saj pas divorcit u bë virale në internet.

Marie tha se i lindi ideja për realizmin e fotove pasi divorci nga  Quinton Eaton, bashkëshorti i saj prej 13 vjetësh, më në fund u finalizua këtë muaj.

“Doja një mënyrë për të festuar mbylljen e këtij kapitulli të jetës sime dhe të festoja që më në fund divorci u bë zyrtar,”-tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje