Vritet reperi i famshëm amerikan: Të kesh armiq të fortë është një bekim

1 Prill 2019, 08:38Lifestyle TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Anxhelos, ku reperi i famshëm amerikan Nipsey Hussle është qëlluar për vdekje jashtë dyqanit të tij të veshje.

Reperi 33-vjeçar është qëlluar disa herë dhe u shpall i vdekur pasi u dërgua me urgjencë në spital.

Ndërsa në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Albumi i reperit ishte i nominuar edhe në Grammy Awards. Shumë personazhe të famshëm reaguan pas kësaj ngjarje që i ka tronditur të gjithë. Një ndër ta ishte edhe Rihanna. “Shpirti im është dridhur nga ky lajm”, reagoi ajo.

Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa në një postim të dielën në “Twitter”, reperi shkroi: Të kesh armiq të fortë është një bekim.

1 komente në “Vritet reperi i famshëm amerikan: Të kesh armiq të fortë është një bekim”

  1. Mirela says:

    i qero vete amerika…vetem nga mjekra….keto lloj tipash….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje