Kur gabon drejtësia: 42 vjet burg për një krim që nuk e kanë kryer kurrë

1 Prill 2019, 22:30Bota TEMA
Kur gabon drejtësia: 42 vjet burg për një krim që nuk e

Të vuash një dënim 42-vjeçar për një krim që nuk e ke kryer kurrë. Kjo është historia e Clifford Williams Jr. dhe nipit të tij Hubert Nathan Myers, të cilët janë liruar nga burgu pak ditë më parë.

Ata ishin respektivisht 34 dhe 18 vjeç në maj të vitit 1976, kur festonin në Jacksonville, në Florida. Ngjarja për të cilën do të shpalleshin fajtorë ndodhi në një apartament ngjitur me të tyrin.

Një grua u vra dhe një tjetër u plagos rëndë. Nina Marshall, e cila i mbijetoi sulmit me armë zjarri, i identifikoi ata si agresorët që i morën jetën shoqes së saj, Jeanette Williams.

Dy të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë, por alibia e tyre nuk u provua kurrë.

Në procesin gjyqësor, ata u dënuan me burgim të përjetshëm. Drejtësia vendosi se ata kishin vrarë për motive që lidheshin me borxhet e drogës.

Vendimi u bazua vetëm në dëshminë e të mbijetuarës. Në vitin 2001, ndërsa ata vuanin ende dënimin, dëshmitarja kyçe ndërroi jetë.

Dy të dënuarit iu drejtuan një zyre të prokurorisë që shqyrton gabimet e mundshme të drejtësisë. Dhe pas 42 vitesh në burg, Clifford dhe nipi i tij, tashmë 76 dhe 61 vjeç, janë rikthyer të lirë.

Në raste si ai i tyre, ligji në Florida parashikon të drejtën e dëmshpërblimit për burgim të padrejtë, që arrin në 50 mijë dollarë në vit deri në dy milion, nisur edhe nga fakti që asnjëri prej tyre nuk ka pasur precedentë penalë kur është dhënë vendimi.

1 komente në “Kur gabon drejtësia: 42 vjet burg për një krim që nuk e kanë kryer kurrë”

  1. Niko Shpiragu says:

    Jane me dhjetra dhe qindra ose mijra raste te tilla bile disa akoma me te renda. Prokuroret interesohen vetem te gjejne nje koke turku dhe gjyqtaret jane njerez pa vlere se vendos juria ne se eshte fajtor i dyshuari ose jo . Gjyqtaret pastaj japin verdiktin. Le ta dine te gjithe se drejtesia nuk vendos drejt jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe boten, bile atje ku gjyqi behet me juri atje gati ne te gjithe rastet jepet vendim i pa drejte ose ashtu sic e propozon prokurori. Antaret e jurise jane zgjedhur nga policia dhe ata bejne cfare u thuhet. Edhe nje here gjyqtaret jane fare pa vlere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje