Detajet e projektit të madh: Ja cili është vendi ku do ndërtohet ndërtesa më e lartë në Europën Perëndimore

1 Prill 2019, 16:57Bota TEMA

Një qiellgërvishtëse mbi 320 metra e lartë do të ndërtohet në Danimarkë, konkretisht në Brande, një qytet prej 7,000 banorësh.

Kjo kullë, e projektuar nga studioja arkitekturore Dorte Mandrup, nuk do të jetë vetëm ndërtesa më e lartë në Danimarkë, por më e larta në Europën Perëndimore.

“Do të jetë një pikë referimi që vendos Brande në hartë,” tha Anders Krogh Vogdrup, kreu i ndërtimeve, pasi këshilli vendor votoi projektin muajin e kaluar.

Në  këtë qytet, peizazhi përreth është aq i sheshtë sa që kulla do të jetë e dukshme nga 60 km larg.

Është e vështirë për të gjetur ndonjë qytetar që është kundër kullës. Të gjithë mendojnë se kjo është një ide fantastike, dhe unë gjithashtu “, shprehet Morten Dickmann, gazetar i gazetës lokale. “Mediat daneze të mediave u përpoqën të gjenin dikë që kundërshtonte, por ata nuk mund të gjenin askënd”,  thekson ai.

2 komente në “Detajet e projektit të madh: Ja cili është vendi ku do ndërtohet ndërtesa më e lartë në Europën Perëndimore”

  1. Vetem lulushja me shpellarin sali eshte kunder se duan shpella qerpic dhe kioska….

  2. Kallaman says:

    Si rrot kari e ngrefme perpjet.
    Do knaqen daneshat tu e pa e tu ondrru.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje