Papa Françesku kritikon Europën: Është e pandjeshme ndaj migrantëve

1 Prill 2019, 12:11Bota TEMA

Papa Françesku ka kritikuar Europën për pandjeshmërinë ndaj migrantëve, kur mijëra prej tyre po mbyten në Mesdhe në përpjekje për të mbërritur në brigjet e tij.

“Nuk e kuptoj mungesën e ndjeshmërisë dhe drejtësisë që bëhet duke u mbyllur derën migrantëve”, deklaroi papa në intervistën e bërë më 22 mars në Vatikan me televizionin spanjoll ”La Sexta”.

“Problemi më i madh i europianëve është se ata ka harruar që pas luftës, ata vetë ikën të trokisnin në derën e Amerikës së Veriut dhe Jugut. Ata vetë kanë qenë emigrantë”, theksoi ai.

Françesku, i cili që prej fillimit të papatit të tij, ka trajtuar çështjen e migrantëve dhe refugjatëve, vuri në dukje se shumë vende më të varfra europiane si Turqia, Libani apo Jordania kanë strehuar miliona migrantë dhe janë munduar t’i integrojnë.

Ai gjithashtu paralajmëroi liderë si presidenti Donald Trump apo ai i partisë ekstreme të së djathtës në Spanjë “Vox”, Santiago Abascal, të cilët pretendojnë të ndërtojnë mure për të mbyllur kufijtë.

“Ai që ndërton një mur do të përfundojë i burgosur brenda tij”, tha papa Françesku.

”Ky është një ligj universal që vlen si për shoqëritë ashtu edhe për individët”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje