Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që errësira kaplonte fushat e betejës, një makth do të shfaqej mbi qiellin gjerman: “Shtrigat e natës”.
Ky është emri që gjermanët i vunë 80 piloteve ruse që hodhën në erë dhjetëra fshatra. Pilotet, të cilët fluturuan më shumë se 30,000 sulme, ishin ndër luftëtaret më të guximshme në atë luftë të tmerrshme dhe të gjatë.
“Një vajzë arriti të fluturojë shtatë herë në vijën e frontit pa pësuar asnjë gërvishtje”, tha Irina Rakobolskaya, një ish-ushtarake ruse, në një dokumentar të shkurtër për “NBC News”. “Ajo furnizoi aeroplanin dhe u kthye për të bombarduar objektivin përsëri”, rrëfen ajo.
“Shtrigat e Natës” duket se ishin harruar bashkë me historinë, por tanimë falë autores më të shitur të “New York Times”, Kate Quinn, historia e tyre po ringjallet. Romani i ri historik “Gjuetaret”, i botuar muajin e kaluar, nxjerr në pah shfrytëzimin e piloteve nga Moska dhe po promovohet shumë në mediat sociale.
Quinn dëgjoi për herë të parë për historinë e “Shtrigave të Natës” ndërkohë që kërkonte në Google për histori nga lufta.
“Është një histori për gratë e së kaluarës që kanë bërë disa gjëra vërtet të mahnitshme”, tha Quinn në një intervistë. “Gjatë Luftës së Dytë Botërore, rusët ishin vendi i vetëm që i lejuan gratë të merrni pjesë në luftë zyrtarisht”.
Për të krijuar një tablo sa më të plotë të këtyre luftëtareve të jashtëzakonshme, autorja e njohur intervistoi disa nga “Shtrigat e Natës.
Nadezhda Vasiliyevna Popova, një nga pilotët e intervistuara, tha se ajo vendosi t’i bashkohet luftës, pasi vëllai i saj u vra në betejë.
“Pashë aeroplanin gjerman që fluturonte përgjatë të mbushura me njerëz që largoheshin nga shtëpitë e tyre, duke gjuajtur me armë automatike”, tha ajo. “Ky ishte monumenti që vendosa të luftoja”, rrëfen ajo.
Shtrigat e natës u drejtuan nga Marina Raskova, një pilote e njohur ruse, e cila e bindi Stalinin të përdorte pilotët femra pasi Gjermania pushtoi Rusinë. Sulmet e furishme nga gjermanët nuk i lanë Stalinit zgjedhje tjetër, pasi kishte humbur më shumë se gjysmën e pilotëve në beteje.
Pilotët femra u trajtuan njësoj si meshkujt. “Shtrigat” u detyruan të veshin uniforma të vjetra dhe çizme të hedhura nga e pilotët meshkuj. Aeroplanët e tyre ishin të vjetruar por kjo nuk i pengoi të ishin luftëtare të jashtëzakonshme. Pavarësisht armëve të vjetruara, kur binte errësira, ato ktheheshin në makineri vrasëse.(GazetaSi)
lavdi popullit rus, popull trim dhe i zgjuar
Edhe turkocamet e tim idrizit luftuan me fashistet ne 44 u ngriten dhe thane poshte fashizmi.
Lavdi HEROINAVE TE LUFTES SE DYTE BOTERORE.
Nuk ka popull me patriot liridashes e paqesor se ruset.
Nje kontinent te tere Cliroi nga bisha nezifashiste ku ne pushtet ngriti popullin krijues punetor e fshatar me pjellen e saj intelektuale.
Rusofobia deshtim politiko-ekonomik i kaptalizmit monopolist te vdekur e vrastar.
Nuk ishte Rusia i vetmi vend qe lejoi grate dhe vajzat te merrnin pjese ne lufte. Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare, numeronte plot 6.000 femra. Madje Shqiperia eshte i vetmi vend, ne te cilin gjermanet kane varur vajza partizane. Keshtu i thoni asaj “shkrimtares me te shitur” amerikane…
Ishte koha kur njerzit donin atdheun dhe jo so sot nuk do fmija te jatin.
sot nuk i le facebook-u….
Ne momentin e veshtire, njerzit e forte tregojne vetveten. Respekt per heronjt.
Ato ishin vajza shembullore se ishin rritur ne sistem socialist jo si sot qe behen prostituta.Familja dhe shoqeria atehere ishin te shendetshme.Sot jane te kalbura si pasoje e rendjes drejt parase.
POPULL JO TUFE QENSH….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
ketyre ju lumt por a jeni ne dijeni se sa Gjerman te pafajshem kan zhdukur Ruset e sidomos Stalini bile bile thuhet me shume se Hitleri
pastaj kjo Rusi e tanishme si se nderri kurre qendrimin ndaj Kosoves.sa Qudi ju duket juve ore Komunist te mjere?
Ju qe komentoni këtu mbase jeni të rinj apo nuk e dini historinë. FlasIme për Bashkimin Sovjetik dhe jo vetëm Rusi. Nga e dini ju qe këto ishin vetëm Ruse dhe nuk kishte nga kombe të tjera. Kjo Rusi e sotme nuk është e njëjtë po atë bashkim popujsh. Kjo Rusi e sotme o rrota nuk është aq paqësore sa e beni ju. Ne fakt ne Historinë Komuniste shkruhej se vetem BS fitoj luftën! Mos u beni shume filo Ruse se Shqipëria nuk ka pare shume te.mira nga Fusia5. në jemi mijra kilometra më kombësi, histori, dhe lidhje ekonomike.