Zbulohet një varr antik etrusk, daton rreth 24 shekuj më parë

1 Prill 2019, 10:08Bota TEMA

Në ishullin e Korsikës është zbuluar një varr i fshehtë etrusk që daton rreth 24 shekuj më parë, ku strehohej një skelet i rrethuar nga disa poçe, një zbulim i rrallë ky që përbën një çelës për të kuptuar këtë qytetërim mesdhetar të madh në Antikitet.

Laurent Vidal, personi përgjegjës për këto gërmime shpjegon se varri daton nga vitet 300 deri në 350 para Krishtit, sipas llojit të qeramikës së gjetur.

Ky varr të cilin shkencëtarët e Institutit Kombëtar Francez për Hulumtime Arkeologjike e kanë nxjerrë në dritë, ndodhet në një tokë private në jug të Alerisë, në Korsikë, në një vend të quajtur Lamajone, dy metra thellë nën një nekropol të periudhës romake.

Gërmimet, të filluara në qershor të vitit 2018 me një kosto prej 1,5 milionë euro, mundësuan zbulimin e 130 varreve nga epoka romake dhe shumë bizhuterive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje