Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro ka njoftuar se Qeveria do të zvogëlojë orarin e punës në institucione dhe do të mbyllë shkollat derisa të zgjidhë krizën me energji elektrike.
Maduro ka thënë përmes një fjalimi në televizionin kombëtar më 31 mars se plani 30-ditor do të ndihmojë në përballimin e problemeve të lidhura edhe me rezervat e ujit.
Gjithashtu presidenti pretendon pa asnjë të dhënë se sabotazhi i Shteteve të Bashkuara dhe kundërshtarëve politikë kanë nxitur këtë gjendje.
Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se 50 shtete kanë njohur Guaidon si president të përkohshëm.
Mirëpo Rusia, së bashku me Kinën, mbështesin Maduron dhe kanë ofruar ndihmë ushtarake dhe financiare për shtetin e Amerikës Jugore.