Sa shpejt ndryshojnë gjërat dhe shndërrohen… Njëherë je “miku”, njëherë tjetër je “armiku” i dikujt. Njëherë ke bërë punë të shkëlqyer, një tjetër je katastrofë. Njëherë je më i miri, më pas më i dobëti.
Opinione, ose thjesht dashakeqësi kur shpreh diçka. E gjitha për t’u fshehur ndoshta vështirësinë më të madhe që ka shqiptari: t’i japë dorën dikujt dhe t’i thotë “bravo!”.
E kërkonte kohë më parë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, teksa thoshte se asnjë president nuk më ka uruar, ndërsa tani nxiton të vazhdojë të mendojë se Kukësi meriton vendin e parë në renditjen e Superiores, shkruan Telesport.
Nëse gjithçka mbetet në formën e humorit apo thumbave për “gjunjët”, atëherë është “ok”, por nuk duhet kaluar përtej kornizës. Kështu, provokimit të presidentit të Partizanit, Gaz Demi, i cili tha se gjyqtari i ndeshjes në Shkodër, Enea Jorgji, është mik me kreun e verilindorëve, Safet Gjici, ky i fundit në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” i është përgjigjur kështu:
“Sa për Gazin në lidhje me Jorgjin, unë nuk kam pirë kafe kurrë me gjyqtarin në fjalë në këto gati 8 vite. Ai e ka mik dhe është e gjithëditur”.
Por, a nuk është ky Enea Jorgji i famshëm i cili duhej zhdukur nga futbolli shqiptar pas maskaradës së dy viteve më parë, kur në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, masakroi ekipin korçar me një gjykim të njëanshëm?! E çuditshme si harrohen gjërat në këtë vend.
Më pas, Gjici është ndalur edhe te diskutimi i gjunjëve: “Ia lëmë kohës deri në fund, ka akoma ndeshje, ne nuk dorëzohemi. Ju më njihni, unë kurrë nuk dorëzohem. Pastaj ne jemi njerëz që investojmë shumë në sport, si unë ashtu dhe Gazi, por dhe të tjerë. Natyrisht, në kuadër të sportit ka dhe batuta”.,
“Gara mes nesh do jetë deri në sekondën e fundit, pa dyshim që 9 pikë nuk janë pak, por duke parë ndeshjet dhe fazën e katërt nuk janë edhe shumë. Ne jemi aty, do shohim deri në fund çështjen e gjunjëve dhe garës”.
gici- gjici oh sa me djeg, njer ja u hype njer ta hypen. Cfar do mbjellesh ate do korresh.