Nuk është vetëm Zvicra që ankohet për rrjedhjen e talentëve shqiptarë.
Mediet sportive të Maqedonisë së Veriut, lëshojnë alarmin se Shqipëria po vjedh talentët e rinj.
“Sport1.mk”, i ka kushtuar sot një analizë “dezertimit”, që lojtarë të ndryshëm i kanë bërë Maqedonisë së Veriut, pasi e kanë përfaqësuar atë me ekipet zinxhir.
Nëntë futbollistë nuk kanë preferuar të luajnë për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, duke zgjedhur kombëtare të tjera, ku 4 i ka marrë Shqipëria.
OMAR IMERI – Futbollisti aktual i Shkëndijës së Tetovës, i grumbulluar në ekipin kombëtar shqiptar në U-21, teksa Bushi është i kënaqur me paraqitjen e tij.
JASIR ASANI – Futbollisti aktual i Partizanit, që ka refuzuar disa herë ftesën e kombëtares së Maqedonisë së Veriut, ndërsa pret një ftesë nga Shqipëria.
BESIR DEMIRI – Mbrojtësi i krahut të majtë, i thirrur vitin e shkuar nga Panucci. Besohet se ai do të grumbullohet sërish me Shqipërinë, pasi nuk e mendon të luajë për Maqedoninë.
TAULANT SEFERI – Nuk është grumbulluar nga Kombëtarja A në ndeshjet e marsit, pasi ka dhënë kontribut me Shpresën, por ka deklaruar hapur se mbështet ekipin kuqezi dhe është në pritje të ftesës së madhe.
Në këtë analizë, përmenden dhe dy futbollsitë të tjerë shqiptarë nga Gostivari, Blerim Xhemaili me Zvicrën dhe Shkodran Mustafi që ka luajtur me Gjermaninë. Por kanë harruar një tjetër, Naser Alijin…
Perfaqesimi eshte pune zemre. Mire bejne, flasin ne gjuhen e nenes dhe veshin fanellen qe ndiejne.
Edhe Makedonia e Veriut eshte Shqiperi!
C’te keqe ka qe djemte shqiptare nuk duan te luajne per nje kombetare te jne shteti fallco si ai bullgaro-maqedon, ku bashkeqytetaret e tyre jane diskriminuar historikisht qe kurse ky pseudo shtet u krijua mbas shperberjes se ish Jugosllavise.
NE nuk i vjedhim kta lojtar , por kta luajn me komtaren ton se perfaqson flamurin e SHQIPTARVE te maqedonis , ata ketu kan komtaren e vet te vertet , tek kta djem ne federata SHQIPTARE e kemi te drejten me pash per ti ofruar me komtaren ton , por jo kosovaret , ata kan komtaren e vet tashme , por dhe kosova nuk ka te drejt te mari SHQIPTARET e maqedonis se kan komtaren ton , rrespekte çunave SHQIPTAR te maqedonis ? FEDERATA DHE ARMANDO DUKA DUHET TE KERKOJ TALENTE ATJE.