Uanda Nara “thumbon” Spaletin: Ikardi është gati të luajë, mendon vetëm të ndihmojë Interin

1 Prill 2019, 12:59Sport TEMA

Nuk mund të dalin asnjëherë jashtë modës deklaratat e gruas dhe njëkohësisht agjentes së Ikardit, Uanda Nara. Si zakonisht gjatë emisionit “Tiki Taka”, Unda nuk mund t’i shmanget pyetjeve rreth situatës që po shoqëron sulmuesin te Interi, teksa së fundmi Ikardi është rikthyer të stërvitet me grupin, por sërish kjo nuk i mjaftoi teknikut Luçiano Spaletit për ta grumbulluar. Nara shtoi se Ikardi ndihet gati për të zbritur në fushë dhe nuk mendon për polemikat, referuar fjalëve të Spaletit pas ndeshjes ndaj Lacios.

“Mendoj se Mauro është rikthyer, por aktivizimi i tij varet nga trajneri. Një si Ikardi është mësuar të dëgjojë shumë gjëra, por ai nuk mendon për polemikat, ndërsa përqendrohet të luajë, të shënojë dhe të ndihmojë Interin. Pres që tifozët t’i shprehin afeksionin e tyre siç kanë bërë gjithnjë. Ikardi i ka mbështetur gjithnjë shokët e skuadrës, si nga shtëpia edhe kur ka qenë në stadium, nuk është e nevojshme që ta shprehë vazhdimisht në rrjetet sociale”, tha Uanda.

Mbetet për t’u parë nëse Ikardi do të grumbullohet për ndeshjen e radhës në kampionat, apo tekniku Spaleti do të mendojë ta ndëshkojë sërish për sjelljen e kohëve të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje