VIDEO/ Pamjet e plota të sherrit, shikoni se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes Tirana-Laçi

31 Mars 2019, 11:13Sport TEMA

Përfundimi i ndeshjes në Selman Stërmasi mes Tiranës e Lacit është shoqëruar me një sherr masiv në hyrjen e dhomave të zhveshjes të stadiumit.

Futbollistët e Tiranës kanë qenë tepër të nervozuar me arbitrin Kridens Meta, që e mbajti lojën aktive shumë gjatë, duke bërë të mundur që Laci të barazonte rezultatin në minutën e 99 me golin e Xhixhës.

Në kërkim të sqarimit ka qenë edhe anglezi Micheal Ngo’o, sic duket edhe në video. Ardhja e presidentit të bardhezinjve Pashk Laska dhe ndonjë fjalë më shumë ka bërë që të dy të tentojnë konfliktin fizik.

Kaq është dashur dhe sherri ka përfshirë të gjithë lojtarët e drejtuesit e dy klubeve dhe është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë dhe atyre të rendit për të qetësuar situatën.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=74&v=eRGc2_cKNG4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje