VIDEO/ Klubi i Kukësit kërkon dënimin e Asanit dhe tifozëve të kuq: Na ofenduan presidentin!

30 Mars 2019, 13:58Sport TEMA

Klubi i Kukësit përmes një deklarate për shtyp ka kërkuar nga ana e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së të dënojë Partizanin.

Klubi verilindorë thekson se ky dënim kërkohet për shkak të ofendimet e tifozëve të kuq, monedhat “Gjici” dhe festimin e Jasir Asanit.

Deklarata e klubit të Kukësit.

Futboll Klub Kukësi dënon ashpër gjestet anti-sportive të manifestuara gjatë ndeshjes së djeshme në stadiumin “Loro Boriçi”.

Tifozëria e Partizanit, ashtu sikurse kishte paralajmëruar në media dhe rrjetet sociale, u soll në mënyrë të pakulturuar e anti-sportive gjatë ndeshjes FK Kukësi – FK Partizani.

I gjithë publiku shqiptarë, në këtë ndeshje e cila ishte një nga më të rëndësishmet e Superligës, pa me sy dhe dëgjoi me veshë ulurimat dhe sharjet në grup të tifozërisë së Partizanit në drejtim të presidentit të FK Kukësit, zotit Safet Gjici.

Klubi i FK Kukësit, duke qenë ekip pritës në këtë përballje për Javën e 26-të të Kategorisë Superiore, pagoi 5 milionë lekë (të vjetra) për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në stadiumin “Loro Boriçi” dhe, sikurse i takon çdo skuadre e cila organizon ndeshjen, vendosi çmimet e biletave të njëjta për të dyja tifozëritë.

Tifozët e Partizanit u lëshuan në kore duke ofenduar Presidentin e Kukësit si dhe  duke hedhur monedha të modifikuara me foton e numrit një të klubit tone, duke cënuar kështu dhe imazhin e zotit Gjici.

Lojtari i cili shënoi golin e barazimit për skuadrën e Partizanit u soll në mënyrë të pakulturuar, duke hequr bluzën dhe duke i’u drejtuar në mënyrë fyese me gisht Presidentit të Klubit organizator.

Ndaj tifozëve, stafit dhe lojtarëve të Partizanit nuk pati asnjë fyerje nga ana e Klubit tonë apo tifozëve kuksianë, duke qenë konform rregullave dhe FAIR-PLAY –t.

Ndaj kërkojmë që ‘Komisioni i Disiplinës’ pranë FSHF-së të marrë masa për dënimin këtyre veprimeve të shëmtuara në stadiumet tona.

I bëjmë thirrje dhe opinionit publik që të distancohet e të ndëshkojë rastet e lartëpërmendura. (TemA)

2 komente në “VIDEO/ Klubi i Kukësit kërkon dënimin e Asanit dhe tifozëve të kuq: Na ofenduan presidentin!”

  1. shqip says:

    Hahaha! E dashkan si Luli, kampionat ne tavoline.

  2. kujtesa says:

    Po po,keni te drejte. Duhen denuar nga gjykata me akuzen e agjitacion – prapaganda.
    Jeni ftohur ne byth me duket.
    E para,Hasani per heqjen e bluzes mori kartonin e vetdhe. Kaq parashikon rregullorja e lojes.
    Sa per gishtin qe tregoi heshtje,besoj se e meritoni.
    Gjici ka 2 muaj qe ofendon dhe asnje si ka thene asgje.
    Gjesti i Hasanit i tha: MJAFT SE NA LODHE. KETO JANE GJUNJET E PARTIZANIT!
    Se cfare kerkoni,nje dreq e di!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje