Asani i “dedikoi” golin, Gjici: Rrugaç, te Kukësi do e fluturoja

30 Mars 2019, 13:30Sport TEMA

Safet Gjici është fyer rëndë dje gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët e Partizanit. Dhe le ta pranojmë: është skandaloze që presidenti i një klubi shahet në Shqipëri për 90 minuta.

Ndodhi dje në Shkodër, ka ndodhur më parë me Takajn në Vlorë apo me të tjerë nëpër stadiume të ndryshme.

Është e turpshme. Natyrisht, kore sporadike do të ketë, madje edhe shkëmbime sharjesh mes tifozërive, sepse stadiumi hera-herës shërben edhe për të shkarkuar energjitë negative për hallet e përditshme, por jo deri në këtë masë.

Është e papranueshme t’i ndodhë çdo presidenti, zyrtari, futbollisti apo arbitri. Të kujtdo klubi, qyteti apo kategorie qofshin, sepse kështu sporti e humb fillin, nxjerr anën e tij më të errët. Gjici e ka përjetuar keq këtë pjesë dhe i ka cilësuar tifozët e Partizanit si huliganë të organizuar. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, ai nuk kursen as mbrojtësin e tij, Cuculin, por as arbitrin Jorgji.

Cili është vlerësimi juaj për këtë ndeshje?

Jam shumë i zhgënjyer. Cuculi bëri faj, jo gabim te rasti i penalltisë. Asnjë amator nuk do ta bënte atë. Natyrisht edhe arbitri ishte i gatshëm që ta jepte atë penallti. Mund edhe të mos e jepte… Por ju të “Panorama Sport” mund të nxirrni bilancin e penalltive këtë sezon edhe të shikoni se sa ka marrë Partizani, sepse mua m’i keni numëruar penalltitë çdo vit…

Asani festoi duke bërë gjestin me gisht se “dikush” duhet të heshtë. Pas ndeshjes la të kuptohej se e kishte me ju për çështjen e “gjunjëve”…

Këta shajnë dhe fyejnë që nga tifozi e deri te lojtari. Palo lojtar… Rrugaç! Çfarë janë këta more? Po nuk ka shanse ta bëjë një gjest të tillë një lojtar i Kukësit kundrejt një presidenti të klubit tjetër se fluturon nga ekipi. Por këta janë turp mor turp. Do t’i çojmë videot në FSHF dhe do bëjmë padi edhe për tifozët edhe për lojtarin.

3 komente në “Asani i “dedikoi” golin, Gjici: Rrugaç, te Kukësi do e fluturoja”

  1. kujtesa says:

    Vete e ke fajin Z. Gjici! U kruajte me lojtaret e Partizanit dhe i ofendove pa limit. Deri dhe te gjeja me e shenjte qe ka nje futbollist:KEMBET DHE GJUNJET
    Pas gjithe atyre deklaratave(qe ti mendon se paske te drejte ti besh) po keta futbolliste nuk paskan te drejte te thone boll,hesht se na merzite!!!!
    Pse nuk flet Z. Demi apo cdo presodent tjeter?
    A e shikon veten qe mbete studio me studio duke bere diversione dhe agresione ndaj cdo kundershtari!?
    Epo,thote populli,po beshtyve siper,do te bjeri ne fytyre.
    Ja perfundimi,por edhe me spektakolat!

  2. Tifozi says:

    Ky lojtar duhet zhduk nga futbolli, si guxon ofendon tifozet ??? Ca jane keta plehra, a i meson klubi se si duhet te sillen ne fushe ??
    Klubi i Partizanit, duhet te gjeje 2-3 tifozet e tij qe jane paguar nga Mul Noka , per te organizuar sharjet ne korr per presidentin e Kukesit dhe ti denoncojne ne polici
    Safet Gjicin askush nuk mund ta shaje, pasi e beri skuadren e Kukesit, te njihet nderkombetarisht

  3. shpifesire cope maloku ! kujton se ka leke dhe ben si i forte o koke daulle ! merr vesh ti nga futbolli ! u bone ti me sha partizonin ! po nuk ke faj se te perkrah edi rama ! o hajdut tenderash !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje