Rezultat i barabartë, por humore të ndryshme; Gjici e Demi: Gara për titull, ende e hapur

29 Mars 2019, 21:06Sport TEMA

Në përfundim të takimit mes Kukësit dhe Partizanit, që u mbyll në barazim 1-1, para mikrofonave të Supersport u ndalën edhe dy presidentët e skuadrave, Safet Gjici i verilindorëve dhe Gazmend Demi i kryeqytetasve.

Rezultati ishte i barabartë, por njëri prej presidentëve ishte i lumtur dhe tjetri i zhgënjyer, ndërsa të dy pranuan se gara për titull është ende e hapur.

Gazmend Demi: Të jem korrekt, e meritonim fitoren, por edhe barazimi ishte shumë i mirë për ne. U bë lojë e bukur dhe ekipi luajti më mirë, ndaj jam i kënaqur me atë që pashë dhe morëm. Titullin nuk e kemi fituar akoma matematikisht, ndaj duhet të rrimë me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet me radhë.

Safet Gjici: Ishte një ndeshje e bukur, ku merituam fitoren, por ai Cuculi gaboi shumë rëndë. Më pas nuk e di a ishte penallti ,pasi duhet ta shoh, por këto të Partizanit i kanë qejf penalltitë. Matematika na lejon të shpresojmë te titulli, ndaj do luajmë deri në fund për fitore dhe të shohim si do shkojnë punët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje