VIDEO: Sherri në tunel, shikoni se çfarë ndodhi pas Tirana-Laçi

30 Mars 2019, 20:23Sport TEMA

Tirana u ndal nga Laçi vetëm pas një goli në minutën e 99-të, teksa ishin akorduar 6 minuta shtesë nga arbitri i katërt, ndërkohë që në fund të takimit, pati edhe polemika.

Zyrtarë dhe lojtarë të Tiranës, kërkonin llogari tek kryesori Kridens Meta, se pse e lejoi aq shumë lojën, gjë që solli edhe barazimin e Laçit.

Ndërkohë, teksa lojtarët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, raportohet edhe për një sherr masiv, me lojtarët bardheblu që ishin tepër të tensionuar pas pësimit të golit, mbi shtesën e akorduar nga arbitri sipas tyre.

Siç mësohet, nga këto përplasje është goditur edhe sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video ekskluzive nga momenti i përplasjes në tunel. Për më tepër ndiqni pamjet e mëposhtme:

1 komente në “VIDEO: Sherri në tunel, shikoni se çfarë ndodhi pas Tirana-Laçi”

  1. Tutall says:

    Pse e katandise futbollin keshtu ooooo Duke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje