Dy gola të Paco Alacer në minutat 91′ dhe 94′ i kanë dhuruar fitoren 2-0 Borussia Dortmund në shtëpi kundër Wolfsburg-ut.
Tri pikët që kanë lejuar verdhezinjtë të rimarrin të vetëm kreun e renditjes dhe të shkëputen dy pikë larg Bayern-it një javë para “Der Klassiker” që do të luhet në “Allianz Stadium” dhe që pritet të vendosë titullin.
Bavarezët kanë marrë një barazim zhgënjyes 1-1 në fushën e Freiburg-ut falë golit të realizuar nga Robert Lewandowski në minutën e 22-të pasi vendasit kishin kaluar në avantazh me Holer në minutën e tretë.
Ndërkohë, Werder Bremen ka fituar 3-1 në shtëpi kundër Mainz-it falë një tjetër paraqitje të mirë të Milot Rashicës. Ylli i kombëtares kosovare ka realizuar golin e parë të vendasve në minutën e 3-të dhe ka dhënë asistin për golin e tretë të Kruse (63′), me këtë të fundit që ka realizuar edhe golin e dytë për Werder.
Goli i vetëm i miqve është realizuar nga Quaison (52′). Werder është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes, i fundit që siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Europa League, dhe është pesë pikë larg zonës Champions.