Ironia e Gaz Demit: "Gjunjët" shpresoj të na mbajnë deri në prill!

31 Mars 2019, 23:23Sport TEMA

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, i ftuar ne emisionin Rubrika Sportive ka komentuar barazimin qe te kuqte moren ndaj Kukesit ne Loro Boriçi, qe i afron demat me prane titullit kampion.

Demi deklaroi se ishte i kenaqur me piken e marre, edhe pse sipas tij Partizani meritoi me shume pasi e dominoi sfiden pavaraisht se kishte gjashte mungesa.

Numri nje i te kuqve beri batuta dhe per çeshtjen e gjunjeve te Partizanit.

“Unë si karakter edhe fitoret 1-0 nuk i kam qejf, por barazimi me situatën që ishim, me lojtarët mangët, ishte i mirë, por jo entuziazëm.

Te kjo e gjunjëve tani shpresoj të mbajnë deri në prill. Ne nuk na dorëzuan në shkurt gjunjët, e kaluam edhe marsin, tani shpresojmë edhe prillin.

Nuk jam emocional në përgjithësi por në këtë ndeshje që të jem i sinqertë, emocione zero dhe u thashë do të barazojmë shuëm shpejt. Keq më erdhi se një rast e një gol na bënë. Unë ndoshta e shoh me tifozllëk, por më pëlqeu si lojë se kishim 6 mungesa, me një Kukës pretendent për titull në kishim 6 mungesa të rëndësishme. Them se çunat treguan karakter.

Çmimi i biletave? Nuk kemi pse ankohemi, ekipi organizator u cakton. M’u duk i ekzagjeruar. Edhe ne paguajmë për stadiumin prej 6 viteve, jo një vit si Kukësi. E quajnë çudi që ata luajnë jashtë, por na ka ndodhur edhe ne. Edhe të tjerët kur luajnë jashtë paguajnë. Gjithsesi është e drejta e tyre dhe nuk futem tek ajo pjesë”, deklaroi Gazmend Demi.

Entuziazmi pas barazimit

Demi: Kjo puna e entuziazmit është fjalë e madhe, ishte barazim që e meritonim. Unë si karakter edhe fitoret 1-0 nuk i kam qejf, por barazimi me situatën që ishim, me lojtarët mangët, ishte i mirë, por jo entuziazëm.

Batuta për gjunjët

Demi: Te kjo e gjunjëve tani shpresoj të mbajnë deri në prill. Ne nuk na dorëzuan në shkurt gjunjët, e kaluam edh marsin, tani shpresojmë edhe prillin.

Emocionet e ndeshjes

Demi: Nuk jam emocional në përgjithësi por në këtë ndeshje që të jem i sinqertë, emocione zero dhe u thashë miqve që kisha pranë do të barazojmë shumë shpejt. Keq më erdhi se një rast e një gol na bënë. Unë ndoshta e shoh me tifozllëk, por më pëlqeu si lojë se kishim 6 mungesa, me një Kukës pretendent për titull në kishim 6 mungesa të rëndësishme. Them se çunat treguan karakter.

Çmimi i biletave

Demi: Nuk kemi pse të ankohemi se organizatori i cakton biletat. Mua m’u duk i ekzagjeruar, të jem korrekt se edhe ne jemi skuadër që paguajmë për stadium. Kemi 6 vjet e jo 1, kemi qenë që më parë dhe çdo gjë më pagesë, se këto e quajnë çudi që Kukësi luan jashtë e paguan. Nuk është çudi se e kanë bërë edhe ekipe të tjera. Nuk janë parë këto çmime, por është e drejta e klubit organizator, nuk dua të futem këtu dhe është puna e tyre.

Ndërhyrjet e presidentëve

Demi: Thonë ndërhyj, ndërhyj. Ai që hedh lekët edhe do të ndërhyjë, në fund fare duhen rezultatet. Të gjithë presidentët duhen lavdëruar. Këta djemtë e dinë se janë futbollistë kur vjen dita e muajit dhe sa mund të marrësh nga kushtet ku jemi. Gjithmonë gjykojnë presidentin, forma se si futet presidenti është gjë tjetër. Por që presidenti të futet për rezultate të mira e të dobëta sigurisht, e mira është që edhe presidenti të ketë lidhje me futbollin. Edhe këta që nuk kanë qenë, si ai i Teutës që ka 17 vite, është bërë më shumë se trajner. Edhe unë që kam pak vite, kur i them Gegës në kafe ndonjë sugjerim më thotë ke të drejtë.

Kërkesa e Kukësit, të dënohen tifozët e Partizanit?

Demi: Këtë sot po e dëgjoj, çfarë është në prokurori? Sjellja ka qenë korrekte, ka pasur ofendime dhe kam dërguar një prej nëpunësve të mi atje. Jam kundër ofendimeve. Asani e ka shpjeguar, mendova se e kishte me mua. Këto më duken gjëra të vogla. Kemi parë edhe shishe të hedhura nga tribuna VIP. Partizani është mësuar me Disiplinë, jemi ndër më të përsekutuarit. Mendoj se acarim i momentit prej barazimit. I kemi kërkuar ndjesë. Jemi kundër, nga unë e deri tek i fundit. Veç të dalim të gjithë të bëjmë fjalime.

Për atë që vunë në dyshim Jorgjin dhe ndeshjet e Partizanit

Demi: Jorgji është ky që ka arbitruar Kukësin me Skënderbeunn. Kam qenë në një studio me Gjicin, ka folur për këtë arbitrin që ka thënë përveçse i mirë është edhe simpatik. E mbaj mend si tani. Unë e Enean e njoh se para 2-3 javëve ishte një penallti e padhënë për Partizanin në derbi, as kemi thënë gjë. Për këtë penallti të dhënë vetëm të jesh qorr të thuash nuk është penallti. Edhe të mos ishte, u dha, çfarë muhabeti është? Në Elbasan na kanë anuluar një gol i Ekuban me Kukësin që ishte një metër brenda e thanë jashtë loje. Partizani nuk është marrë me arbitra, apo t’i takojë.

I përkëdheluri juaj nga lojtarët?

Demi: Babai nuk i ndan fëmijët. Për mua janë të gjithë njëlloj, me të mirat e të këqijat. Të gjithë ata i kam njëlloj. Gentin (Selmani)që është sonte në studio e kemi pasur lojtar, di ndonjë që e kam përkëdhelur?. Na bëhet qejfi që ka dalë një portier i tillë. Nuk kishte pse rrinte rezervë te ne, Albanit nuk i zihet vendi. Edhe Dajsinanin e lamë të ikte te Skënderbeu.

Trajneri Gega

Demi: Gega ka treguar karakter, është bashkëpunues. Në opinionin tim është shumë serioz, bashkëpunon me të gjithë. Nuk bëhet gjithçka vetëm. Ai drejton dhe komunikon, është i rregullit dhe disiplinës.

Vonesa e kompleksit

Demi: Me kompleksin, kur e nisa te Partizani ishte i pari kompleksi. Por Partizani nuk rezistonte këto vite për kampion. Jam detyruar të investoj më shumë te ekipi e kam lënë pak pas dorë kompleksin. Me disa probleme biznesi nuk shkuan siç prisja dhe tani shpresoj që të rifillojmë

Mbledhja qeveri-FSHF…

Demi: Federata është për t’u lavdëruar për takimin që bëri me qeverinë që u morën një sërë masash. Shpresojmë që politika të mbajë fjalët që u thanë atje. Do jetë gjë e madhe për ne që investojmë. Duhet të afrohen sa më shumë sponsora. Edhe për atë të penaliteteve, unë jam kundër dhunës. Ligji ecin gjithë andej. Është nisëm e mirë. Do jetë një zhvillim shumë i madh i futbollit shqiptar, në qoftë se realizon ato që janë thënë.

Cila është strategjia e Partizanit?

Demi: Kam filluar të mendoj si mund të bëjmë biznes me sportin, duke ndjekur edhe shembullin e Korçës. Do shikojmë ofertat dhe kërkesat. Mendoj që po ecëm mirë deri në fund të kampionatit, stafi ka bërë ca gjëra të bukura për të ecur më lart vitin tjetër. Drejtori ka ca strategji të mira.

Dy përballjet me Luftëtarin në kupë dhe kampionat.

Demi: Të dyja ndeshjet ndaj Luftëtarit janë të rëndësishme si në kupë dhe në kampionat. Ekipi është i mobilizuar për të bërë më të mirën në të dyja kompeticionet dhe jemi brenda objektivave për të marrë trofe këtë vit. Kanë një shans lojtarët që të arrijnë kualifikimin në kupë për të shmangur gjobën.

1 komente në “Ironia e Gaz Demit: “Gjunjët” shpresoj të na mbajnë deri në prill!”

  1. Niku says:

    Ne Albanistan, pirati behet pape.
    Me shume se ketij Demit nuk ka kujt ti shkoje kjo thenje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje