Një tjetër grua akuzon ish-zëvendëspresidentin Joe Biden, kandidat potencial në garën e Shtëpisë së Bardhë. Courant Amy Lappos, 43 vjeç, nga Connecticut, e akuzon Biden për sjellje të papërshtatshme në vitin 2009.
“Nuk ishte diçka seksuale, por më kapi nga koka, më vuri dorën në qafë dhe afroi hundën e tij te e imja. Kur më tërhoqi drejt vetes, mendova se do të më puthte në buzë”, ka thënë ajo.
Lappos mblidhte fonde për deputeten Jim Himes. “Unë kurrë nuk kam bërë një ankesë, të jem e sinqertë, sepse ai ishte nënkryetar dhe nuk isha askush”, shpjegon denoncuesja.
“Por ka një linjë të mirësjelljes, një linjë respekti, kapërcimi i asaj linje nuk është gjë prej gjyshi, nuk është kulturë, nuk është dashuri, është seksizëm”, shtoi ajo.
Ndërkohë, stafi i Biden u përgjigj me të njëjtën deklaratë me të cilën ish-nënpresidenti reagoi ndaj akuzave të një gruaje tjetër, Lucy Flores.
Flores e akuzon Biden se e ka puthur pa pëlqimin e tij në vitin 2014. “Në shumë vite të fushatave zgjedhore dhe jetës publike unë kurrë nuk kam vepruar në mënyrë të papërshtatshme”, thotë ish-zëvendëspresidenti amerikan në deklaratën e lëshuar në shtyp.
Lucy Flores, politikane nga Nevada dhe ish-kandidate për zëvendësguvernatore e shtetit, është shprehur se u ndie “e neveritur dhe e hutuar”, kur Biden e puthi në qafë.
Por Biden e kujton ndryshe këtë episod. “Nuk e mbaj mend këtë episod dhe u befasova nga ajo që kam dëgjuar. Në kaq shumë vite ka pasur shtrëngime dore të panumërta, përqafime, shprehje dashurie dhe përkrahjeje”, shpjegon Biden. (TemA TV)