Ditët e nxehta të majit 2011 do të shënonin një precedent të rrezikshëm për demokracinë shqiptare, ku përmes disa teknikaliteteve ligjore të shpikura aty për aty nga ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, Edi Ramës iu mohua fitorja në Tiranë.
Në atë kohë, pasi rezultati i numërimit kishte dalë në favor të Ramës, u vendos numërimi i votave të hedhura gabim në kuti duke i dhënë kështu Lulzim Bashës fitoren në tavolinë.
E gjithë kjo duket se po përsëritet edhe në zgjedhjet lokale në Turqi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur rinumërimin e një pjese të kutive të kontestuara pas kërkesës së partisë së Erdoganit me argumentin se numri i votave të pavlefshme është më i madh se diferenca mes kandidatëve, shkruan Albeu.com.
Janë rreth 300 000 vota të pavlefshme në Stamboll nga më shumë se 8 milion votues, ndërsa kandidati i opozitës fitoi me 34 000 vota plus.
Opozita i trembet një marrje të fitores në tavolinë, ndërsa në rrjetet sociale tashmë po flitet edhe për precedentin e ndodhur në Shqipëri.
nqs ben kete gje atehere erdogan do kete te njejtin fund si pd.
Ja ç’ben Erdogani,ka marre shembull nga Sala dhe Luli.E dhjeu complet,po e ço deri ne fund.Demokracia ka vdek me kohe ne Turqi,po me kete po i ben funeralin,po e dergon ne varreza.