Kryeministri Rama ka bërë prezantimin e programit të tretë të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat rurale, një investim që bëhet në bashkëpunim me Bankën gjermane të Zhvillimit, “KFW”.
Nga Rrajca e Prrenjasit, Rama tha se pas një viti kjo zonë do të ketë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm.
“Pas një viti kjo zonë do të ketë 24 orë furnizim me ujë të pijshëm.
Është shumë e rëndësishme që jo thjesht të investojmë, por të thellojmë dhe të përmirësojmë rezultatet e Reformës së Ujit. Sa më mirë të jepet shërbimi, aq më të gatshëm janë njerëzit për të paguar rregullisht.
Nëse nuk paguajnë, do ta kemi të vështirë të bëjmë investime dhe të japim shërbim perfekt. Fondet shkojnë gjithmonë aty ku ka konsumatorë dhe klientë të rregullt, e jo aty ku njerëzit nuk duan dhe nuk pranojnë të paguajnë.
Çështja e pagesës është çështje qytetarie dhe e respektimit të ligjit, e jo çështje varfërie/pasurie. Këtu njerëzit paguajnë, edhe pse nuk janë të pasur”, deklaroi Rama. (TemA)
Zona me problematike per ujin e pijshem eshte per banoret e zones se Sukthit deri ne Hamallaj. Uji eshte shume i kufizuar dhe ne disa lagje ne muajt qershor-shtator nuk vjen fare. Uji eshte i shperndare si mos me keq , shperdorohet dhe merret pa matesa. Duhet nje sistem i studiuar nga ana hidroteknike qe cdo familje te kete uji. Ujesjellesi duhet ujin ta sjell me rrjetin e vet deri tek matesi dhe te mbaj pergjegjesi per kontraten. Duhet nderhyrje urgjente ne kete zone me investime ne shperndarjen e rrjetit nga Ujesjellesi deri ne mates tek cdo familje, e cila nderpret vjedhjet dhe humbjet ne rrjet dhe shperdorimet.
Shteti per zonen e Durres -Kavajes munde te ndertoje nje Ujembledhes si Bovilla ne zonen e Cudhise ne Kruje me rrjedhjen e lumit Zeze ose ne Shengjergj me ujin e Erzenit. eshte shume e thjeshte ne te dy rastet duhet vetem nje dige dhe rrjeti. Ky munde te jepet me koncension duke percaktuar cmimin e ujit qe ne fillim.