Fill pas ankesave të qytetarëve se gjatë ditëve kur ka protesta në Tiranë, bashkitë e drejtuara nga opozita mbyllin dyert, PS ka kërkuar të ndërmerren disa inspektime.
Në një takim me komisionerin e Shërbimit Civil është theksuar se këto fenomene nuk duhen lejuar.
Deputetët e mazhorancës në komisionin parlamentar të ligjeve kanë zhvilluar një takim informues me komisionaren e shërbimit civil, Pranvera Strakosha.
Në raportim kreu i këtij institucioni është shprehur për marrëdhënie të mira me të gjitha bashkitë, duke nënvizuar edhe Shkodrën. Por ky element ka ngjallur edhe reagimin e socialistëve.
Deputetët e mazhorancës kanë kërkuar monitorim për shërbimet.
“Çfarë keni bërë ju ditën e protestave kur bashkia e Shkodrës boshatisën sportelet. Meqë ju keni marrëdhënie të mira komisionere, megjithë respektin që kam. E ka kompetencë për ta kontrolluar”, u shpreh Alket Hyseni.
Ndërkohë, nga ana e kryetarit të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja u theksua se domosdoshmëria për një trajtim më të gjerë të problematikave, dhe një përgatitje për raportimin që komisionerja duhet të bëjë në kuvend.(TemA)
Ne Itali shpesh here karabinieret shkojne e bejne kontrolle neper komuna e istitucione te ndryshme dhe kur i gjejne qe i shmangen orarit te punes (kur rezultojne ne prezencen ditore) vijne
te denoncuar nga ana aministrative.