Taulant Balla: Ja investimet e qeverisë për Librazhdin

2 Prill 2019, 15:00Politika TEMA

Taulant Balla në fjalën e tij në Librazhd komentoi ndryshimet në këtë bashki nën drejtimin e Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Balla u ndal edhe te projekti me qeverinë gjermane, ai i kanalizimeve në këtë qytet.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, tha se rilindja urbane në këtë bashki nuk ka nevojë për komente.

Nuk ka ndonjë shesh tjetër që më bie rruga të kem emocione, padyshim që këtu kam emocione. 

Për t’i shërbyer qytetarëve në çdo cep të vendit. Në vitin 2015 me kryetarin e Bashkisë Librazhd Kastriotin ne zhvilluan një proces ndryshimi rrënjësor. 

Këtu në Librazhd përsëri me qeverinë gjermane fillojmë projektin e kanalizimit të ujërave. Kanalizime që nuk është vënë dorë që në vitin 1998.

 Procesi dhe gjithë pjesa e rilindjes urbane nuk ka nevojë për komente, por duket vetë. Jo vetëm që është shëtitorja më e madhe përbi lumit Shkumbin, por ne krijojmë edhe parkun.

Shoqëruar me gjithë ambjentet sportive, kalceto, stola për t’u ulur. Ajo që më ka shqetësuar më shumë ka qenë punësimi. 

Kemi 10 herë më shumë njësi prodhimi. Mercedes Benz prodhon pjesë këmbimi në Librazhd.

Bashkë me Kryeministrin jam krenar që do takoj vajza dhe djem dhe të reja që kanë punuar me kompaninë gjermane”, deklaroi Balla.

1 komente në “Taulant Balla: Ja investimet e qeverisë për Librazhdin”

  1. Kalec Dega says:

    Jaris, lol… Tojota

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje