Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Librazhdi se socialistët e kanë provuar ndershmërinë e fitores edhe kur ka qenë në pushtet Sali Berisha si kryeministër.
Gjatë fjalës së tij Rama radhiti fitoret e Vangjush Dakos ndër vite në Bashkinë e Durrësit, kur qeverinë e kishte Berisha.
Më tej Rama tha se fitore do të ketë më 30 qershor edhe në bashkitë që deri dje janë konsideruar bastion i të djathtës, Tropojën dhe Kukësin.
“Ne i kemi mundur ata kur kishin Saliun dhe kishin edhe shtetin. A ka demokrat të thotë se ishte më e lehtë të mundësh Saliun se sa Lulin me fallxhoren që ka në krah.
Në Durrës Dako që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër i mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, 2011, 2013, 2017. I kemi mundur Saliun që nuk bënte gjë për të na penguar për të nxjerrë votën nga kutitë dhe nuk mundim dot Lulin?!
Nuk i kemi mundur dot ende në Tropojë, por në 30 qershor do t’i mundim edhe në Kukës, sepse s’ka demokrat të arsyeshëm që të thotë se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari i saj është bërë më i zoti.
Zgjedhjet e 2017 i humbën duke pasur ministritë e mëdha dhe agjencitë e mëdha shtetërore. Ishin mësuar ta kthenin shtetit në një hordhi duke nxjerrë kriminelët me leje barre, i merrnin në krah dhe bridhnin në të gjitha zonat e Shqipërisë.
Ne i kemi mundur atëherë dhe do t’i mundim prapë. Ata bënë diçka që nuk e ka bërë askush. E ka bërë vetme një parti në vitet ’20 në Itali dhe ajo parti u shkri fare. Ashtu do shkrihen dhe ata. Ata djegin mandatet dhe futen mes turmës.
30 vjet kjo histori do marri fund. Do marri fund historia se kush bën të keqin dhe shkel rregullat sepse nuk vazhdohet më kështu. Sot dy vite më parë Lulin e kisha poshtë penxheres me çadër dhe më këndonte himnin çdo ditë. E çfarë bëri erdhi mori gjysmën e qeverisë dhe tha tani të marr dhe gjysmën tjetër.
Nuk ka më gjysma sepse ju nuk na e keni dhënë mandatin që t’ja japim Lulit por që të krijojmë kushte të mira në vend. Nuk na e keni dhënë mandatin që të shkojmë të ulemi të shohim filxhan me Monën. Lul pashë aty një E që po shkon poshtë dhe një Lul që po ngrihet dhe një T këmbpërpjetë. Ça është kjo opozitë. ”- tha Rama. (TemA)
Shef Rama!
Nja 2 tulla me poshte se e ke shume lart.
Mos harro se ishte Like floriri qe ia drodhi Sales dhe u bashkua me ty. Po te ishte bashkuar Likja me Salen edhe me 2013 ti prape do ishe ne opozite