Kancelari austriak i prerë: Nuk ka BE për Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

4 Prill 2019, 11:38Rajoni TEMA

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz deklaron në një intervistë për revistën “CorD” se Ballkani Perëndimor nuk është zhvendosur nga axhenda europiane e zgjerimit dhe integrimit.

Por lidhur me Serbinë, ai ka bënë në dukje domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën përmes një zgjidhjeje që siç tha ai duhet të miratohet nga Fuqitë e Mëdha.

“Qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se pa normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nuk do të ketë anëtarësim në BE.

Është në interesin tonë që të kemi partneritet të ngushtë me SHBA-të kur vjen puna te Ballkani Perëndimor  dhe të kemi mbështetjen e tyre në arritjen e një zgjidhjeje për këtë çështje”, është shprehur Kurz.

Ai nuk ka folur për opsione lidhur me kufijtë, duke konfirmuar se ideja e shkëmbimit të territoreve për momentin është ndalur.

1 komente në “Kancelari austriak i prerë: Nuk ka BE për Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën”

  1. Kushtezim i mire per Serbine dhe duhet te kushtezohet vazhdimisht Serbia sepse ajo eshte destabilizuesi i ballkanit, por qka te bajme ne qe kemi
    politikane te poshter ne qeverine e Kosoves siq eshte ministri i punve te jashtme Behgjet Pacolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje