Nga Ruben Avxhiu
Kryeministri grek Cipras ka dalë me dy fytyra, në politikat me fqinjët. Nuk e di se cila është maskë e cila e vërtetë. Mund të jenë të dyja maska. Vështirë të gjesh se çfarë mendon vërtet njeriu pa kravatë.
Në vizitën e tij, sot, në Shkup, me të drejtë po lavdërohet nga media e zyrtarë ndërkombëtarë për marrëveshjen historike që ka arritur me Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, ajo që duam të gjithë është mbyllja e konflikteve të vjetra dhe kthimin e Ballkanit në një zonë po aq të begatë, paqësore e të qendrueshme, sa edhe Europa Perëndimore.
E nisur me një “vetjake” (apo fotografi “selfie” me kryeministrin maqedonoverior, Zoran Zaev) Cipras po fillon një vizitë shtetërore, e cila synon të korrë fitoret e suksesi diplomatik, të arritur duke injoruar zhurmën e protestën e fortë të opozitave nacionaliste në të dy vendet.
Në fakt, pavarësisht se nuk duket ashtu kur dëgjon ithtarët e VMRO-së dhe ish-kryeministrit Nikola Gruevski, marrëveshja është një fitore më e madhe për Maqedoninë e Veriut. Vendi me kryeqytet Shkupin, pasi ka shmangur shpërbërjen duke qetësuar shqiptarët, pasi ka fituar betejën e identitetit me bullgarët, ndonëse flasin të njëjtën gjuhë e ndajnë të njëjtën histori, ka rrëzuar tani edhe betejën e fundit për të hyrë në NATO e BE: veton e Greqisë.
Nacionalistët në të dy vendet kanë reaguar në mënyrë të tërbuar për marrëveshjen. Po ata në Greqi kanë pasur më shumë arsye. Shkupi nesër, pasi të hyjë në NATO, nuk ka asnjë garanci që nuk do ta ndryshojë emrin përsëri. As NATO e as BE nuk kanë mekanizëm përjashtimi për anëtarët që dalin nga shinat.
Në fund të fundit, jashtë proceseve formale, zyrtare, të gjithë të tjerët përdorin thjeshtë fjalën Maqedoni pa pjesën e Veriut, jo se janë domosdoshmërisht kundër grekëve, po për hir të lehtësisë.
Nevojitet një besim shumë i madh te zhvillimet në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut për të menduar se nuk do të ketë një rrëshqitje në çmendurinë e viteve të Gruevskit, kur historia e lashtësisë u rishkrua në mënyrën më të paturpshme me statuja të Aleksandrit e herojve të tjerë të cilët edhe nëse nuk kanë qenë grekë, sigurisht nuk kanë qenë sllavë e bullgarët të ardhur në Ballkan në vitet 500-600 të erës sonë, gati një mijëvjeçar pas epokës së Aleksandrit të Madh.
Nuk janë vetëm nacionalistët e Agimit të Artë dhe konservatorët e Demokracisë së Re që janë kundër marrëveshjes në Greqi. Edhe e majta është e marrosur prej miteve. Ky është Ballkan në fund të fundit, Greqia ka hyrë në BE që nga vitet 1980 po nuk ka ndryshuar shumë prej ne të tjerëve. Madje mund të thuhet që konkurron me të gjithë, madje edhe edhe serbët, për krimet që fshihen si “skeletë në dollap”.
Jam dakord që Cipras meriton lavdërime për guximin e dëshmuar. Dikush duhet të thyejë modelin e përplasjes, edhe duke sakrifikuar diçka nga interesat e vendit se marrëveshje me kënaqje maksimale nuk ka.
Problemi me nacionalistët është se gjithmonë imagjinojnë fitore të pastra maksimale që nuk ekzistojnë askund përveçse në librat e historisë, të shkruara shumë kohë pas ngjarjeve dhe akoma më larg prej realitetit.
Edhe Zaev ka pasur presion të jashtëzakonshëm dhe nuk do t’ia kishte dalë mbanë pa ndihmën themelore të shqiptarëve.
Problemi është se kostoja politike mbetet ende aktive. Çmimi i marrëveshjesh nuk është paguar ende. Droja që kam është se, ashtu si shpesh në histori, fatura do të shkojë në adresë të shqiptarëve.
Deklaratat e ashpra të Ciprasit për pronat private në Himarë, që nuk duhej të ishin arsye konflikti mes dy vendeve, mund të jenë sinjal i një periudhe acari dhe konflikti. Për të zbutur hakmarrjen nacionaliste që po afrohet bashkë me data e zgjedhjeve, Cipras do të detyrohet të sakrifikojë marrëdhëniet me Shqipërinë.
Shiko shpërfilljen për çështjen e Çamërisë. Një politikan që si rrallëkush sheh rrënjët e veta te qendresa ndaj nazistëve, nuk dallon spastrimin etnik të frymëzuar nga nazistët në krahinat autoktone shqiptare në veriperëndim të Greqisë. Ndërsa thurr lirika për të drejtat e pakicës greke, nuk i bën përshtypje se pakicat etnike në vendin e tij, përfshi edhe atë më grekocentrike, të arvanitasve, as që u njihet statusi e ekzistenca. Indiferencës politike i shtohet tani edhe interesi politik i një përplasjeje me Shqipërinë e shqiptarët.
Vëmendja duhet të zhvendoset drejt një kundërshtari tjetër. Në mos Turqia, me të cilën nuk guxohet acarimi përtej pjesës teatrale, përplasja me Shqipërinë është më e lehtë dhe me më pak pasoja. Madje mund të thuhet se të dy kryeministrat Rama dhe Cipras mund të kenë nevojë për pak nxehje gjakrash nacionaliste. Njëri për shkak të krizës së krijuar në vend nga dalja e opozitës prej sistemit dhe tjetri për shkak të mërisë nacionaliste.
Është më e vështirë për Zaevin, që varet dëshpërimisht nga votat e shqiptarëve, që të fillojë të zbusë inatin e nacionalistëve duke krijuar një konflikt me “gogolin shqiptar”. Klasa politike shqiptare është copa-copa. Mbajtja e saj së bashku është një akrobaci që shterron edhe mendjet më të forta.
Zaev herët a vonë do të fillojë të mendojë se cilin grupim do të humbasë dhe me çfarë pjese të elektoratit maqedonasverior do ta zëvendësojë.
Cipras që tregoi një fytyrë dje me shqiptarët dhe një tjetër sot në Shkup me maqedonasit e veriut, ofron një model joshës të cilin Zaev mund të joshet që ta provojë.
Nuk dua t’i para qes për dika që nuk janë, sepse në krahasim me paraardhësit e tyre, po sidomos në krahasim me opozitat përkatëse, që të dy kanë qenë shumë më pozitivë ndaj shqiptarëve dhe rajonit. Që të dy ofrojnë mundësi historike për të zgjidhur konflikte të vjetra si kanë bërë me njëri-tjetrit.
Po me Marrëveshjen e Prespës që ndryshoi emrin e Maqedonisë dhe hapi rrugën për hyrjen në NATO dhe BE të vendit që njihej nga këto blloqe si FYROM, si dhe pas përparimit të Ligjit për Gjuhën, Cipras dhe Zaev duket se kanë filluar të bëjnë llogaritë e kostove politike. Ndërkohë që Zaev ka një zgjedhje presidenciale përpara që mund t’ia mbajë dorën, Cipras sheh vetëm përfitim politik tan inga një konflikt me shqiptarët.
Fytyrën e tij liberale dhe europiane që e vetëfotografonte sot në Shkup, vështirë se do ta shohim në Tiranë. Kravatën mund të mos e vërë, po kostumin nacionalist ka kohë që e provon përpara pasqyrës, sa herë që bie fjala për Shqipërinë.(illyriapress)
z Ruben ke bere nje analize relativisht te mire . Por ka nevoje per nje sqarim per rastin e Himares behet fjale per nje VKM qe ka miratuar tani qeveria qe per toka qe qeveria ka interes nga investitore i bllokon dhe i merr ato pa i pyetur pronaret kundrejt nje Cmimi qe e cakton qeveria .E kjo eshte nje shkelje e madhe e te drejtes mbi pronen . Nuk behet fjale per shpronesim me interes publik (rruge ,aeroporte , etj)por per interes klientelist dhe per kete duhet te shqetesohemi te gjithe panvarsisht se cilit krahu i perkasim. Cipras si grek dinak qe eshte e shfrytezon kete poshtersi qe ben qeveria jone ndaj qytetareve te vet per interesa te veta politike.
dhe Avxhi dhe ”ruben”……!?? ptuuuuuuuu,plehre turkoshake………..a mund te konsiderohet nje dobic sulltani[turkoshqipfoles] i njejte me nje kristian,cilido qofte ky!
Turkos kelysh i grekut. Ptuu ty felliqesire.
Po ik o Ruben, ca traplliqesh shkruni ??
Tsiprasit dhe Zaev bravo i qofte per marreveshjet.
Ne ecim me koken mbrapa, jemi prish me te gjithe dhe asnji nuk na do
Cipras eshte liberal me maqedonasit, po Rama c’kerkon me pronat ne Himare? Pse nuk shtetezon prona ne Tropoje dhe Puke, po vjen dhe mer pronat ne bregdet?!
justice-sipas ligjit shqiptar, 1 kilometer nga bregdeti eshte prone shteterore. Ka qene keshtu qe nga koha e Zogut.
Sidoqofte me kryesorja eshte se c’pune ka Greqia me pronat ne Himare? Himarjotet jane gjak i paster shqiptar dhe nuk ka asnje minoritar ne ate komunitet. LExo Petro Markokn qe te kuptosh se si mesuan himarjotet greqisht. Eshte pak a shume si puna jone qe mesuam te flasim gjithe gjuhet e vendeve ku na lidh biznesi, si italisht, greqisht, bullgarisht apo sic e quajne tani maqedonisht apo serbisht e me gjere. Personalisht, meqenese flas anglisht apo italisht, duhet te jem anglez, Italian apo shqiptar?
Prone shteterore qe shteti ia marr fukarait per t’ia dhene sandrit dhe manes per te bo vila per dallkauket dhe hajdutet e tiranea
O albaniafiro me duket se ne himare e kane gjuhen e nenes dhe ato qe komenton jane qiqra ne hell themi ne
Edhe jevgjit e gabelet e flasin shqipen por nuk e kane gjuhe te nenes…..se si e kane mesuar kete “gjuhe te nenes” kete e dime prandaj mos na haj kkkk shume me disa moter q….300 qe na bejn “grekun” disa kolon Anadolli qe para 300 vjetesh per gjuhe te nenes kishin turqishten dhe sot na bejn “helenin” disa plera aziatike te sjellur nga Sulltanet dhe Kisha Lindore qe zune vendet e himarjoteve te emigruar ne Italin e Jugut more vesh mora thuaj….brekegrisur Himare….kolon i dhjere
Është turp për pronarët e bregdetit që të vetmin mbrojtës për të drejtën e pronës e gjen te Greqia. Këtë që po bën Edi Rama me bregëdetin nuk është parë askund në botë. Të paktën komunizmi i sekuestroj të gjitha pronat, ky vetëm ato që i interesojnë
@ albaniafirst – ku e ke gjet këtë ligj ti? Me sa di unë janë të ndaluara ndërtimet 100m nga deti dhe kaq. Të tjerat janë lemeri ligjore që psikopati i aprovon se nuk ka gjykatë kushtetuese. Është fiks si thot @ Adi, ua merr fukarenjve dhe ua jep miqve dhe shokëve sepse vila private po bëhen, asnjë resort të mirëfilltë.
Kur na dolen te gjith me prona ne Himare te vjen te lidhesh nje gure ne qafe dhe te hidhesh ne dete.Po kujt do t’ai fusni ju legena qe kerkoni te hani me dy duart 300 evro nga greku dhe me vone kerkoni toka anes detit qe asnje nuk ka patur prona ,himarjotet e dine shume mir por disa heshtin nga turpi disa nga mbleseria.Me siper ka komente se na eshte shkelur e drejta ,po motra e Cipras ku e gjeti te drejten e futjes se hundeve ne politiken e brendshme shqiptare???
Po ku merr vesh ti o qyqar nuk e kupton qe bukeshkalurit e Tiranes kane ngren buken amerikane 28 vjet dhe jane me Rusine akoma, ndersa Maqedonia e dha llafin e beri veper pro amerikan ne Nato dhe miq me greket dhe kedo ne perendim se kane burra shteti jo kalamaj legena si doktori infermieri piktori etj
Te flasim realitetin, me bankat greke jane ngritur shume biznese nga kredite qe kemi marre, nuk i mohojme
Rubeni eshte ca si larg qe te kuptoje nje gje elementare qe as Enver Hoxha nuk i shtetezoi pronat e himarjoteve (kooperativat ishin bashkim vullnetar-te pakten me letra ). Sa per historine, le te lexoje dhe disa tekste te huaja, mbase meson ca gjera qe nuk i di per arvanitet
E majta greke ka kohe qe eshte kunder Shqipetareve. Gjate luftes ne Kosove, ata u bashkuan me kishen greke ne mbeshtetje te Serbeve. Per te majten greke, armiku eshte Amerika. Per kishen po kuptohet ku e kane hallin. Fytyra anti shqipetare e Ciprasit eshte fytyra anti amerikane, dhe jo e principeve te majta. E njejta gje vlen dhe per te majten me radikale (si Varufaqis dhe pertej). Shahu qe po luhet tani eshte aleanca me Rusine dhe Kinen kunder Amerikes ne Ballkan dhe me gjere.
Po eshte normale qe eshte me dy fyryre.!!
Punon per popullin e tij……
Mos ekzistimi i Maqedonise do te thote ZGJERIMI I SHQIPERISE.
Me ne shqiptaret na e ka gjetur,duke perdorur POLITIKANET TANE TE KORRUPTUAR KU MUND TE MARR CFARE I NEVOJITET.!!!!
Po ik o gomar c’ gjepura shkruan kshu!!! Jo po do jete i mire me te gjithe!! Edhe ti je mik me njerin e armik me tjetrin!!
O tema, po ca i publikoni keto shkrime te dobeta!!
Po ku e pe nacionalist o Ruben! Qe po ju jep letra greke gjithe Islamve, Xhemalve dhe Xhemileve? Ajo qe po ben per Himaren eshte minimumi i mundshemDo te doja te ishte i tille po fatkeqsisht s’eshte
Maqedonia është symbol i fundit të Jugosllavise ndërsa Greqia është symbol i fundit të BE-së.
O albaniafiro me duket se ne himare e kane gjuhen e nenes dhe ato qe komenton jane qiqra ne hell themi ne
Vari kkkk ketij jevgjiti nga Arta pune pic derrash me 500 miliar borxhe….si hyne ne pune dreqit….gene te bastarduara qe nuk ju dihet burimi…
Ndersa nacionalizmi shqiptar per ju nuk eshte gje tjeter pervecese patriotizem!!! Ketu nuk flitet vetem per “shtetezime” pronash, per vjedhjen e tyre skandaloze ne zonen e Bregut, prona qe u njiheshin pronareve me ligj qe ne vitet e para te shtetit shqiptar, prona qe as regjimi i Enver Hoxhes nuk pati guximin ti shtetezonte, por “patriotizmi” shqiptar shkon deri aty sa pretendon si “normale” me propagande te perditeshme dhe harta flamur te “Shqiperise se Madhe” pothuajse gjithe Malin e Zi e Maqedonine Veriore, pjese nga Serbia dhe 1/3 e territorit te Greqise!!!!!
Dhe kush, ju, mbeturinat turko-mongole te Ballkanit!!!!!
@undefined
Dukesh paksa i mencur kur pas nickname-it tend nuk shkruan asgje….
Albot qe hiqen si pasardhes te Skenderbeut jane me turq se turqit. Nuk e meritojne miqesine e vendeve te tjera ballkanike qe kane histori te gjate.
Komenti im me lart per jevgun arumun greqisht foles ku eshte, redaksia Tema?