Dyshime për trafik organesh, prangosen pesë persona në Kosovë

3 Prill 2019, 17:44Rajoni TEMA

Policia e Kosovës arrestoi të mërkurën pesë persona në Prishtinë, nën dyshimet për përfshirje në transplantim të paligjshëm dhe trafikim të organeve dhe qelizave njerëzore.

Në një njoftim të policisë thuhet se më 2 dhe 3 prill është realizuar një operacion për kontrollimin e një klinike private në rajonin e Prishtinës dhe arrestimin e personave të dyshuar për kryerje të veprave penale: “transplantim i kundërligjshëm e trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore dhe trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Sipas policisë hetimet kishin filluar disa muaj më parë, ndërsa gjatë kontrolleve si prova materiale janë sekuestruar; dosje mjekësore, libra të evidencave, 4 telefona celular dhe 500 euro para të gatshme.

Klinika është mbyllur ndërsa 4 prej personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Policia nuk dha më shumë hollësi rreth operacionit.

Kosova ende nuk ka ligj për transplantim organesh dhe një projektligj i hartuar kohë më parë, qe kthyer mbrapa pas mbylljes së një klinike private në vitin 2008 ku mjekë nga Kosova dhe një nga Turqia, kishin kryer transplantime të paligjshme veshkash.

Procesi gjyqësor rreth rastit ende është i hapur, meqë dy dënime të shpallura në vitin 2013 dhe vitin e kaluar, janë kthyer në rishqyrtim.

2 komente në “Dyshime për trafik organesh, prangosen pesë persona në Kosovë”

  1. Titi i Nuries, i forti i kopshtit says:

    Serbet jane ne ekstaze tani

  2. adriatik says:

    … ne vitin 2008 ku mjeke nga Kosova, Serbia, Bosnja, Turqia (jo nje por tre), Izraeli, Rusia, Kazakhstani, Moldavia, Rumania………………!
    … organet bliheshin nga europianet e sidomos nga Izraeli ……………!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje