Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimit roming ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshja ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, (Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë) u nënshkrua sot në Beograd në Samitin e dytë Digjital që po zhvillohet atje.
Lajmi është njoftuar edhe nga Sekretarja Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
“Ky është hapi i parë pozitiv. Njerëzit e rajonit nuk do të kenë më nevojë të blejnë karta të reja sim ose të paguajnë për tarifat e roamingut kur ata udhëtojnë në vendet e mëposhtme: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia “, tha Bregu.
Tarifa e romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një shtet tjetër, nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.
Marrëveshja e romingut pritet të zbatohet në tërësi në korrikun e vitit 2021, kurse reduktimet në uljen e tarifave pritet të nisin nga 1 korriku i këtij viti. (TemA)
Mire qe e pranoni qe Greqia nuk eshte Ballkan por Europ.
Po …jane hienat..halete e Europes! Si mund te krahasohet majmunet me civilizimin perendimor ! Eshte si muti qe qemdron ne organizem!!!!!!!!!! nga ta cosh?????????????// Por kush si pierdh!
Wuauuu cfar cudie e cfar info po na jepni moje Zonje Bravo Bravo Baravo…,Europa i ka tarifat e njejta edhe i zbaton menjehere pasi behet marveshja,juve na dhate info per Vitin 2021,cfar cfar cfar po na thoni Sa Gezime i mathe,po juve soni pike per marveshjen qe bejne Operatoret Privat apo eahte ceshtje Politike eshe kjo qe thoni,skeni ku te silni me neper Tv edhe te suhet edhe tu te ndihesh se je ne koridoret e Perqafimit e Knut e compani???????
Një klithmë dëshpërimi për këtë masakër që gazetarucë dhe përkthimxhinj po i bëjnë një perle të rrallë siç është gjuha shqipe me një pasuri dhe larmi të jashtëzakonshme shprehjeje.