VIDEO/ Terr i plotë dhe 'bori revolte'! Incident tek 'Astiri', banorja-shoferëve: Do ju djegim makinat!

4 Prill 2019, 21:27Sociale TEMA

Ka degjeneruar në përplasje mes banorëve dhe drejtuesve të makinave, protesta tek “Astiri”, e cila është përmbyllur me një incident. Nën errësirë totale, në mes të rrugës, banorët e zonës së Astirit, në protestën e radhës që i ka kaluar mbi 5 muaj, hasën në revoltën e shoferëve, njëri prej të cilëve ka kaluar me shpejtësi në mesin e njerëzve, por pa shënuar të lënduar.

Protesta, prej muajsh transmetohet drejtpërdrejtë edhe në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në Facebook, dhe në video dëgjohet edhe momenti kur makina shton shpejtësinë, përplaset me disa objekte në rrugën në ndërtim, dhe largohet.

Dëgjohen të bërtitura grash dhe fëmijësh të trembur. Ky moment u cilësua si provokim nga ana e banorëve protestues.  Partia Demokratike pretendon se Policia ndodhej shumë pranë vendit të ngjarjes por nuk ka ndërhyrë.

“Mos u bëni pre e provokimeve. Banorë distancohuni nga shoferët janë thjesht provokacione. Edhe shoferët të ruajnë qetësinë. Po shtypen njerëz, ku është policia që paguajmë ne, që mbron krimin. Edi Rama po bën krim, që na marrsh të ligat ne”, u dëgjuan banorët.

Ndërkohë, pas këtij incidenti një banorë kërcënoi shoferët se do t’i vënë flakën me benzinë makinave të tyre, në rast se tentojnë raste të tilla.

“Në rast se ata tentojnë të shtypin banorët do t’i vëmë flakën do t’i djegim me benzinë makinat, është lajm i sigurtë, mos ti vi keq atëherë”, tha banorja.

Sipas PD-së, makina që u fut me turmës është me targa të huaja, duke shpërndarë edhe një foto të saj.

Gjatë gjithë kohës që banorët e Astirit mbanin fjalime në zonën e Unazës së Re, duke bllokuar rrugën, në sfond dëgjohen boritë e shoferëve të bllokuar në trafik, në protestën që duhet theksuar se zgjat përditë më shumë se një orë, dhe çdo ditë trafiku paralizohet në këtë zonë.

Banorët e zonës që njihet si “Astiri” i kanë kaluar 5 muaj në protestë, kundër projektit të ndërtimit të Unazës së Re, për të cilin duhet të shemben disa nga shtëpitë e tyre, për tu dëmshpërblyer. Rruga është në ndërtim e sipër, e për këtë shkak ndodhet në errësirë totale, ndërsa punimet në lotin e parë janë ndërprerë pas zbulimit të problemeve me një nga kompanitë tenderuese.

Që në nisje, protesta është mbështetur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërsa të njëjtët banorë i janë bashkuar edhe protestave të opozitës jo parlamentar për të kërkuar rrëzimin e qeverisë.(Shqiptarja.com)

13 komente në “VIDEO/ Terr i plotë dhe ‘bori revolte’! Incident tek ‘Astiri’, banorja-shoferëve: Do ju djegim makinat!”

  1. ALI ABDULLAI says:

    JU TE NDERUAR QYTETARE TE ASTIRIT SHIKONI VETEM ANEN TUAJ. E DREJTA E PROTESTES ESHTE ME JU POR MOS HARONI TE ZBATONI EDHE TE DREJTEN E QYTETAREVE PER TE PERDORUR TAKSAT E PAGUARA NBGA ATA. LEJONI QYTETARET TE PERDOTIN RRUGET E NDERTUARA ME PARE. MOS KERKONI QE DHE QYTETARET TE BEJNE TE NJEJTEN GJE ME JU QE NE RAST SE NUK I LEJONI TE KALOJNE TE DJEGIN SHTEPITE E JUAJA.
    THIRRINI MENDJES, TE GJITHE KANE DREJTAT E TYRE DHE ATO NUK DUHEN SHKELUR VETEM NGA NJERA PALE. KJO ESHTE ANARKI DHE DHUNE, MOS U BENI SEBEP QE TE TJERET TU PERGJIGJEN ME TE NJEJTEN MENYRE.

  2. Detari says:

    shtet i vobekt me km nje frikacak turkoshak

  3. Ligj dhe drejtësi .Dhe unë dua shtëpi tek unaza e re . Pa leje , dua ta bëj ! says:

    Na çat bythën me këtë protestën. Erdhët nga an e anës .
    Zaptuat tokën në mes të Tiranës .
    E shfrytëzuat sa ju desh qefi . Tani me paret që zut, blini shtëpi dhe na hapni rrugën të kalojmë .
    hallin tuaj , tja u qaj Sali-bastardi që ju la të ndërtoni .
    Merjani parat pa fund që ka ai , dhe ndërtoni tek oborret e Metës në Gji të Lalzit .Bëni dhe plazh me Munikën dhe Ballinjtë atje , se i preu barku për ju .

  4. FATMIRI says:

    KETYRE DO ÇUAR TANKET TJU QIJ ROBTE ,NJERZIT KA HALLE DHE PUNET E TYRE DHE JU I PENGONI O ROBQIRA QE SKENI LEN GJE PA ZAPTUAR

  5. Jo Polica qe duam - Rrassini ne burg nese sulmojne qytetaret says:

    Ku eshte polica? Pse lini brigande te sulmojne qytetaret. Ata mund te protestojne por sulmi ndajn qytatareve nuk duhet toleruar. TURP, Jo Policia qe duam. Meerini per bythe nese i kapni ne akt e siper duke sulmuar makinat e qytetareve dhe rrasini ne burg. Ky nuk eshte me shteti qe duam i cili i le qytetaret ne meshiren e fatit. Lleshaj dhe Drejtori i Policise se Tiranes VEPRO. Prandaj paguheni ne postet qe keni te siguroni jetet e qytetareve.

  6. Terroristeve duhet pergjigjur me terrorizem

  7. shqip says:

    Para ca muajve ne nje vend te BE, policia, shteti, vete ministri i brendshem, me mjete e me njerez, shkulen çibanet abuzive ne nje zone te kryeqytetit. Edhe atje “shpellaret “donin te sfidonin shtetin. Po u zbythen te gjithe nga vendi qe kishin zaptuar. Madje vete ministri vuri ne levizja nje mjet pune. Besoj shume e kuptojne qe behet fjale per Romen. Ndersa tek ne ligji ka frike çunin e Fariut. I vetmi debil qe ka Farua. Futini fadromat, e do shikoni qe do behen pule. Do vene ne bashki te kerkojne apartamente sociale. Shteti s’duhet te stepet nga ca abuzive. Para me polici e me fadromat, dhe per gjysem dite nuk ngelet me njeri aty. Do bjere rehat edhe Balliu. Se e kane lene aty si ushtar sherbimi.

  8. tori says:

    Jo o Fatmir,kto do shtypur.Pse I pengoni njerezit ne jeten e hallet e tyre.Bera gabim,gjunaf per maqinat qe do prishen neqoftese I shtypin.

  9. tani says:

    Projektoni fotografin e Verukut tek Astriti.Te jeni te bindur qe ato jo vetem qe do ikin prej aty,por do shkojn te mbyten ne liqen.Natyrisht me radhe sipas burreris se gjithecilit

  10. FUNDRINAT E ASTIRIT says:

    Ata banor, zagar dhe ndyresira nuk kane faj,sepse nuk ka shtet,nuk ka qeveri,te gjtha poshtersit qe bejne keta ndyresira,
    ne asnje vend te botes nuk i fale, vetem protestojne ne shqiperine e zagareve e maskarenjeve,kriminelave e guximtareve pisanjos,fundrinat e Saliut tradhetarit te ndyre dhe karaputanes Fallxhores, hajdutes,zagares,fundrines qe e lene gjalle.

  11. hallexhiu says:

    Bejne gallate edhe keto astirjanet . Une them qe te vene nje tra dhe nje kabine ku te gjithe qe kalojne me makina te paguajne nje tarife se fundja keto jane prinaret e rruges sipas ligjit “tok e xanun” . Halli eshte se dashkan edhe policine qe ti garantoje zbatimin e ligjit “tok e xanun”

  12. Muli says:

    Po si ka mundësi që thyerësit e ligjit vazhdojnë grevë dhe për më tepër kërcënojnë qytetarët me jetët e tyre? Kësaj i thonë edhe me të raf dhe mos me të lënë më qa.

  13. Artan says:

    Kompesimi me vlere tregu i ketyre kerkon te pakten 100 milione euro. Jane 300 familje dhe ata kan shpia deri ne 8 kate plus “dyqane” per te cilat duan nga 2-3 mije euro m2. Shkelja e ligjit ne vend qe te penalizohet tash duhet demshperblyer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje