60 të arrestuar në 5 shtete: Europol “spastron” mafian shqiptare

5 Prill 2019, 17:38Kronika TEMA

64 persona, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare, me veprimtari në shtetet europiane Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali janë arrestuar nga Europol.

Të arrestuarit dyshohen për një sërë veprash penale, të tilla si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash.

Në njoftim thuhet se mbi 60 vetë u arrestuan mes 3 dhe 5 prillit dhe në operacion u përfshinë mbi 600 agjentë të organizatës policore europiane.

Ky operacion u ndërmor për të goditur veprimtarinë mafioze të shumë shqiptarëve, që kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe që jetonin në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani të Madhe.

Të dyshuarit besohet se kanë menaxhuar të paktën një duzinë plantacionesh të kanabisit të shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës. Disa nga të dyshuarit besohet se janë përfshirë në trafik të qenieve njerëzore në shtetin francez.

Nga të arrestuarit, 55 vetë u vunë në pranga në Belgjikë, 7 në Holandë, 2 në Francë. Operacioni u krye me bashkëpunimin e Policisë Federale Belge, Xhandarmërinë Kombëtare franceze, Policinë Holandeze dhe Drejtorinë Italiane Investigative Antimafia si dhe Policinë Britanike Metropolitane.

Europol mbështeti hetimin që nga fillimi duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit. Në ditën e veprimit, gjashtë ekspertë të Europolit u vendosën në vend në Belgjikë, Francë dhe Holandë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Gjatë aksionit janë bërë një sërë sekuestrimesh të aseteve kriminale.

4 komente në “60 të arrestuar në 5 shtete: Europol “spastron” mafian shqiptare”

  1. tori says:

    TE GJITHE TE ARRESTUARIT AKTIVISTA,DONATOR E PERKRAHES AKTIV TE PD.Aksioni do vazhdoin edhe ne SHQUP.

  2. spartak says:

    Sı përherë . lepra të vegjël .
    Show , show , show . Prej këtıj lloj show kanë mësuar edhe këta të tanë , madje janë bërë mjeshtra .

  3. pato says:

    Ju thote mire Rama qe jeni kadrinj. Po mire ore pse nuk e perktheni te gjithe artikullin idiot te Europolit. Sipas tyre 600 police ne 5 shtete kane “shpartalluar” kete mafien tone duke sekuestruar:

    8255 rrenje kanabisi
    rreth € 100.000 ne para dhe varse floriri
    4 makina
    63 telefona

    Mire ata te huajt qe tallin bythen dhe marrin parate qyl neper zyra, po ju ca fitoni me keto gjera?

  4. rexha 10 says:

    TE PAKTEN KETA NUKE FUSIN DUARTE NE PARAT PUBLIKE SICE E BENE REKTORI HYSENBALLIU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje