Gara për SPAK, skualifikohen tre prokurorë

5 Prill 2019, 13:35Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar nga gara për SPAK, 3 kandidatë për prokurorë. Ata janë Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino.

Skualifikimi i 3 kandidatëve për SPAK u bë sepse nuk janë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, vijon gara për 25 kandidatët e tjerë.

KLP miratoi unanimisht listën me 25 kandidatë për SPAK sepse ata plotësojë kushtet paraprake.

SPAK-u së bashku me Gjykatën speciale, konsiderohen si dy organet kyçe për të shënuar një kthesë në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje