Shefja e ONM-së vizitë dyditore në Tiranë, zbardhet axhenda

4 Prill 2019, 15:07Kronika TEMA

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Genoveva Ruiz Calavera do të vizitojë Tiranën

Gjatë vizitës së saj dyditore në Shqipëri, 4-5 prill, Ruiz Calavera do të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministren e Financave Anila Denaj, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Genoveva Ruiz Calavera, do të marrë pjesë në aktivitetin e prezantimit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, në Hotel “Tirana International”, në Tiranë.

Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, e financuar nga BE-ja, do të shërbejë si një platformë për shoqërinë civile në nivel kombëtar për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të saj, dialogun e politikave dhe përpjekjet për advokim për një mjedis që krijon mundësi.

Ruiz Calavera do të kryesojë gjithashtu takimin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, si dhe do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi me shoqërinë civile mbi çështjet e të rinjve.

1 komente në “Shefja e ONM-së vizitë dyditore në Tiranë, zbardhet axhenda”

  1. Koli says:

    Shume domethenese agjenda.Takime vetem me ata qe jane te i teresuar per ecjen para te proceseve duke injoruar banden e banditeve qe lane parlamentin dhe presidentin mafioz qe jane vene ne sherbim total te Rusise dhe sllavizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje