Rovena Gashi ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Ajo kërkon të rikthehet në detyrë si prokurore.
Mbrojtjen e saj, Gashi ka vendosur t’ja besojë së motrës, Alma Gashit, e cila ka replikuar me vëzhguesit ndërkombëtarë.
“Nuk jemi njoftuar që do ishte ky vëzhguesi ndërkombëtar i ONM (Theo Xhacobs) që do merrte sot pjesë në këtë seancë”, tha Alma Gashi.
Debatet
Rovena Gashi: Do të asistohem në proces nga Ema Gashi.
Albana Shtylla: Është edhe e afërmja juaj?
Rovena Gashi: Po, është motra ime, gjyqtare në Durrës.
Ema Gashi: Jam gjyqtare në Durrës. Dhe vajza e babait tonë që i keni bërë Vetting prej një dekade pa qenë fare subjekt i ligjit. Me email na është thënë se përfaqësues do të jetë nga OMN-ja Mia Rozing.
Po ashtu për arsye shëndetësore na është thënë se nuk është dot e pranishme sot për arsye shëndetësore. Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs.
Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces? Në çfarë cilësie e zoti Teo Jacobs është këtu?
Teo Jacobs: Emri im nuk është Mia por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë.
Ema Gashi: E kuptuam që nuk paska një vendim të ONM-së për zëvendësimin e Mias me Teo Jacobs.
Kreu i trupës, Albana Shtylla: Do të doja të limitoheni në vijimin e diskutimit pas vendimmarrjes dhe kërkesës paraprake që paraqiti vëzhguesi.
KPA ndërkohë, refuzoi kërkesën e Gashit për t’u asistuar nga e motra e saj Ema Gashi në këtë proces.
KPA e ftoi Gashin të zgjedhë një ndihmës tjetër ligjor, nëse e sheh të arsyeshme.
Ema Gashi reagoi ndaj vendimit duke u shprehur: Nuk mund të mbyllet seanca, kisha kërkuar fjalën. Ne jemi hetuar familjarisht pa asnjë arsye.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shtyu për me 23 prill seancën gjyqësore për ankimin e Rovena e Gashit, lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme e cila është e pezulluar për shkak të një procesi penal, është e para që hapi një betejë me Komisionin e Vettingut.
Më 25 korrik të këtij viti, ish-drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, u shkarkua nga detyra.
KPK ishte shprehur se Gashi ka mospërputhje me deklarimin e pasurisë.
“Rezulton se ka mospërputhje mes çmimit për blerje të apartamentit, nuk ka deklaruar burime të ligjshme për këtë blerje, që nga pagesa e parë prej 30 mijë eurosh e më pas edhe për burimin prej 50 mijë eurosh.
Sipas KPK-së, janë bërë deklarime të pasakta, janë kryer akte fiktive noteriale dhe janë dhënë përgjigje të pasakta për pyetjet e KPK-së”.
Rovena Gashi njihet si krahu i djathtë i Adriatik Llallës.
(TemA)
Rovena Gashi
Pse te mos beje sherr e motra? Dihet qe vuan nga probleme psiqike
Per kete tjetren, gjynah… iku llallla kjo s e ka kuptu akoma.
Gazeta Tema….. mos Çensuro mendimin e Lir te njerezve per keto 2 Shurra. Lironi Komentet….
Kesaj e disa te tjereve , qe jane rrezuar nga Komisioni i Vetingut, per deklarim te rreme per pasurine e pajustifikuar duhet te shporren
nga sistemi i drejtesise po t’u sekuestrohet kjo pasuri e vjedhur. Kjo femer nuk ka piken e turpit qe vazhdon ben akoma gam-gam, kur e di qe eshte e menderosur deri ne gryke.
Nqs pranohet Rovena Gashi edhe te tjere si kjo ne prokurori, atehere e mori lumi drejtesine ne shqiperi.Drejtesia do shkoi perseri ne doren e kryekriminelit Sali Berisha.Rovena Gashi eshte majmur nga Saliu me para marramendese dhe nuk dihet ku i ka çuar.Ato te dhena per pasurine e Gashit jane maja e ajzbergut.Ajo nuk mund t’ja harroi kete te mire qe i ka bere Saliu dhe do jete gjithmon ne sherbim te Saliut.Prandaj eshte fatkeqesi pranimi i Gashit ne prokurori dhe kpk nuk duhet ta rikthej kurre.
Lum Oliveri per ty mi Ema! Se Rovenen e ka mar lumi me kohe
po pse mi bundra tani e kuptoni qe jeni sulmuar dhe hetuar si familje qe ju ra mbi kurriz??? po per ato familje qe iu keni ra ju te dyja e sidmos Rovi me Desaden ne qaf pas shkak duke nxjerr ne media letrat e bere presione me prokurorine apo keto squhen…shiheni mire se ca do me thone dhe me zi iau bofshin!!!!!
Ka ndonje akt thote kjo kllocka per OMN-ne te nderroj perfaqesusin.. Kishte kerkuar fjalen ajo mor.. Ku shkoni ju.. HAHAHA.. Gallat.. OMN, shpalle te diskualifikuar sepse me Kushtetute ti ske arsye ta shpjegosh se po degradohet muhabeti..
Ah kto bundrrat sjane tu kalu hic n krahasim me te kqijat qe u kane bere te tjereve! Pastaj na flasin keto bundrrat per familje. Njihen mire keto si familje e si “profesioniste” ne tirane durres dhe elbasan se s ckane bere….
Eh c te besh fundja tipe si kto jam e ndershme do thone deri ne fund….
Dy buce nga nje familje baxhellash. Shih se sa e paedukate eshte e motra kur I drejtohet perfaqsuesit te OMN Theo Jacobs I cili ka qene nder me te rreptet me kryehajdutet e palo-drejtesise shqiptare. Respekt per Theo Jacobs.
Ngrini breket dhe qerohuni nga ky sistem qe beri biba si ju milionere edhe pse me ekuivalentet e dipllomave te Kristalit.
Kjo motra e ksajt eshte nje karabunder qe s ,ka shoqen kjo eshte dashnorja afrimit bakajt ish dr portit, nuk la tender pa fut hundet
Keto tru laraskat nuk mjafton fakti qe kane ngrene me garuzhde se luga nuk i dilte dhe mjafton te shikosh objektin e ndertuar mbi toke i cili me rroge nuk behet.Si kane fytyre qe kakarisin.Vetem sekuestrimi dhe denimi me burg per cilin do qe eshte si keto.Sistemi i drejtesise ose i hajduterise keto vitet e demokracise ka vepruar ne menyren me te ndyre duke nxjerre vrases,hajdut e kriminel nga denimi dhe duke mbushur xhepat.
TE DYJA JAN ME DAMKE POR KJO E VOGLA E DI GJITH DURRESI KE -KA DASHNOR THJESHT JAN KARAPUTANA