Rrëzohet një aeroplan në Maqedoni, katër të vdekur

2 Prill 2019, 20:32Kronika TEMA

Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedoni, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës.

Sipas njoftimeve të para, me këtë aeroplan po udhëtonte një familje pasanike bullgare, e cila ka humbur jetën nga fatkeqësia fatale. Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes. Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa MPB pritet të dal me detaje. Aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.

3 komente në “Rrëzohet një aeroplan në Maqedoni, katër të vdekur”

  1. ¿ says:

    Avion të tillë përdor CIA për burgjet sekrete që ka në këtë shtet.

  2. Llaman says:

    Akoma nuk kane mbrire dokumentat tek Tema per Maqedoni e veriut

  3. Isuf says:

    Prodhim i Cessna Company, ne Topeka. E kam vizituar. Kam fluturuar edhe me nje avion te tille, ne pronesi te nje inxhinjeri te Cessna, me banim ne rrethinat e Kryeqytetit te Kansas State, Topeka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje