E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka deklaruar sot se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe ajo nuk do të ndalet.
Gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme, Leyla Moses-Ones tha se SHBA po këshillon nga afër prokurorët shqiptar.
Më tej ajo tha se SHBA-të mbështesin të gjitha institucionet e reja të Drejtësisë, si SPAK-u.
“Ministër Lleshaj, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Veliu, anëtarë të nderuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, anëtarë të Ambasadës së SHBA, zonja dhe zotërinj,
E vlerësoj mundësinë për të shënuar këtë piketë të rëndësishme në modernizimin e Policisë së Shtetit Shqiptar. Jam krenare që festoj suksesin e vazhdueshëm të partneritetit të ngushtë midis Policisë së Shtetit dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara nëpërmjet ICITAP-it.
Projekti për Menaxhimin Policor të Çështjes ka filluar në vitin 2004 dhe ka hyrë plotësisht në punë në 2014. Ekipi i projektit ka kryer një analizë të gjerë të flukseve të punës hetimore të Policisë shqiptare, standardeve të dokumentacionit dhe ligjeve që qeverisin se si i zhvillon hetimet policia. Të armatosur me një kuptim të plotë të procesit, ICITAP-i dhe Policia e Shtetit projektuan, testuan dhe zbatuan një sistem të automatizuar të menaxhimit të informacionit në mbështetje të operacioneve të policisë në çdo hap dhe në çdo nivel. Ky sistem u integrua me projekte të mbuluara nga kolegët tanë të BE-së dhe Suedisë.
Objektivat janë të qarta: Efikasitet. Llogaridhënie. Performancë e drejtuar nga të dhënat: Sistemi e ka bërë policinë shqiptare më efikase në përgjigjen ndaj thirrjeve të qytetarëve për ndihmë. Sistemi ka përmirësuar llogaridhënien duke mundësuar mbikëqyrjen e punës së policisë nga eprorët. Ai siguron të dhëna të detajuara dhe objektive mbi prirjet e krimit, ngarkesën e punës së policisë, performancën e policëve dhe shpërndarjen e burimeve.
Dhe krijimi i programit për Menaxhimin e Çështjes nuk ishte sfida e vetme që kapërceu ekipi i projektit. Shtetet e Bashkuara punuan me Policinë e Shtetit për të përmirësuar rrjetin e komunikimit në mbështetje të rritjes së numrit të oficerëve të policisë që kanë nevojë të hyjnë në Sistemin e Menaxhimit Total të Informacionit ose TIMS me instalimin e mbi 10 milionë dollarë kompjutera, printera, kabllo dhe pajisje rrjeti.
Teknikët e përfshirë në këtë përpjekje instaluan, testuan dhe konfiguruan më shumë se 100 pajisje komunikimi, disa prej të cilavë në majat e maleve më të largëta të Shqipërisë. Pasi sistemi u instalua dhe u lidh, teknikët e Policisë së Shtetit trajnuan më shumë se 6,100 oficerë në të gjithë vendin gjatë një periudhe dy vjeçare. Këta profesionistë të përkushtuar kaluan kohë të konsiderueshme larg shtëpive dhe familjeve të tyre, shpesh në kushte të vështira, për të bërë punën e nevojshme për ta bërë këtë projekt një sukses dhe për t’i mbrojtur qytetarët e Shqipërisë.
Ky është vetëm një shembull se si Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të punojnë krah për krah me partnerët shqiptarë dhe evropianë për ta ndihmuar Shqipërinë në integrimin euroatlantik dhe përpjekjet për shtetin ligjor. Ne po e shohim këtë në përpjekjet për reformën në drejtësi. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të sjellë së shpejti prokurorët e SPAK (Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion) dhe më pas Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndihma jonë për Këshillin e Lartë Gjyqësor së shpejti do të çojë në gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të SHBA po këshillojnë prokurorët shqiptarë, të cilët tashmë po sjellin ndjekje penale të dukshme — dhe ne presim më shumë. Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha institucionet e reja të Shqipërisë, të tillë si Këshillat dhe si SPAK-u, si edhe institucionet ekzistuese që janë të gatshme të luftojnë kundër korrupsionit ose krimit të organizuar. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet.
Në përfundim, jam mirënjohëse për udhëheqjen e Ministrit të Brendshëm Lleshaj dhe të Policisë së Shtetit. Ne e vlerësojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për përdorimin efektiv të këtij mjeti, menaxhimi policor i çështjes. Kapaciteti që ai do t’ju japë ju në reformën kritike të policisë dhe sistemit të drejtësisë si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë me rëndësi qendrore për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë” – tha Moses-Ones. (TemA)
.. PERSONALISHT NUK E BESOJ KURRE ..! KARTAT E SHPERNDARA NGA JU, [JO TI PERSONALISHT ], KU BENIT THIRRJE NE VITET 90 PER SHKATERRIMIN E VENDIT , NUK MUNDET TI HARROJ KURRE ..!
Vetëm po vutë dorën në zemër dhe na e zgjidhni ju se me drejtësinë e plepave të sali malokut nuk shkohet as në hale të gomarëve.
FORCA USA SA ME SHPEJTE ME SPAKUN ….
Gjithmone SHBA konseguente ne zhvillimin e Reformave ne Shqiperi sidomos ne Reformen per Drejtesi.Mezi po presim qe te mgrihen strukturat e SPAK dhe BHK qe me ne fund Hajdutet dhe shperdoruesit e Pushtetit te marrin denimin qe u takon.Ju Falendoroj Zonja Zv.Ambasadore .Zoti u degjofte.per te miren e shqiptareve.
Faleminderit USA, nuk jena per demukraci ne, se nuk dime ça o liria ene respekti, duhet XhAXHI