Sandër Lleshaj sot sërish në Shkodër, masa të rrepta për zbardhjen e vrasjeve

1 Prill 2019, 09:34Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të jetë sot sërish në Shkodër.

Mësohet se ministri do të vizitojë kryeqendrën e  veriut për të bërë një prezantim.

Burime nga ministria bëjnë të ditur se Lleshaj do të prezantojë sot në orën 10:00 prefektin e ri të qarkut Shkodër.

Valdrin Pjetri do të jetë prefekti i ri i komanduar nga ministri.

Ndërkaq, kujtojmë se Lleshaj ishte në Shkodër vetëm dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë ku u ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Lidhur me këtë ngjarje, ministri shkarkoi drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe emëroi në vend të tij Niko Brahimaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje