DETAJET: Ekzekutimi i Marvi Mihalit për një karrikues, Dejvis Bitraj pranon krimin e kryer

1 Prill 2019, 17:15Kronika TEMA

U mbyll shqyrtimi gjyqësor për 4 të pandehurit që dyshohet se kanë ekzekutuar Marvi Mihalit, verën e vitit 2017.

Në seancë, avokatët e Eugen Bitrajt, Kridens Allës dhe Marsel Allës kërkuan pafajësi.

Ndërkohë, avokati i Dejvis Bitraj ka kërkuar rikualifikim të veprës penale, duke pranuar vrasjen, por të kryer përtej kufijve të mbrojtjes. Pasi dëgjoi fjalën e avokatëve, gjykata shtyu vendimin dhe seanca finale pritet të jepet më datë 11 prill, ora 12.00.

Marvi Mihali u vra përpara dy viteve, në verën e 2017. Sipas hetimeve, Dejvis Bitraj dhe Marvi Mihali janë konfliktuar për një telefon, pasi Mihali pretendonte se e kishte blerë me probleme. 

Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer. Sipas të pandehurve, Mihali e ka 

ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje