Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në Kukës, në pranga 40 vjeçari

2 Prill 2019, 12:39Kronika TEMA

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në Kukës. 

Forcat blu bëjnë me dije se pas informacioni të marrë se një shtetas ka kërcënuar shtetasin V.S, për shkak të detyrës u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit P.H., vjeç 40, banues në Kukës. 

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës. 

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.  (TemA) 

2 komente në “Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në Kukës, në pranga 40 vjeçari”

  1. moni says:

    Ku e ka mbaruar shkollen ky prokurori i Kukesit? Se me duket mungon vepra penale e vrasjes se mbetur ne tentative aty, ose njoftimi eshte i formuluar keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje