Një vit pas vettingut: Gjykata të zbrazura nga procesi i ethshëm e sistematik

2 Prill 2019, 17:03Kronika TEMA

Një vit pas fillimit të procesit, institucionet e vettingut vazhdojnë punën për shqyrtimin e figurave më të larta të drejtësisë.

Radha këtë të martë për të dalë përpara komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i ka takuar Fehmi Petkut, kryetar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Gjyqtar me një karrierë 25-vjeçare në sistemin e drejtësisë, ai ka shërbyer 5 vitet e fundit në postin aktual.

Ai njihet si gjyqtar që ka dhënë vendime të forta kundër bandave. Seanca është zhvilluar sipas rregullores pa praninë e kamerave, por me praninë e gazetarëve të pranishëm.

Gjatë këtij viti të parë të vettingut, një proces i ethshëm dhe mjaft sistematik kanë kaluar dhe janë dhënë 100 vendime nga KPK-ja, 50 prej të cilave janë vendime shkarkimi; 32 gjyqtarë dhe 18 prokurorë të shkarkuar. Nga ana tjetër janë konfirmuar në detyrë 49 subjekte, njerëz të drejtësisë, sikurse kemi edhe një vendim neutral për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferrllari, e cila as nuk u shkarkua dhe as nuk u konfirmua në detyrë.

Shumica e vendimeve, gjithsesi është apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili ka ndryshuar vetëm dy vendime: ai për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zotin Bashkim Dedja, i shkarkuar nga shkalla e dytë e vettingut ndërsa ishte konfirmuar nga KPK; sikurse u shkarkuar edhe anëtarja e KLP-së, Antoneta Sevdari, e cila ishte konfirmuar nga KPK-ja.

Gjatë këtij viti kemi parë gjithashtu zbrazjen e gjykatave të vendit, përfshi Gjykatën Kushtetuese, e cila ka mbetur me vetëm një anëtar; Gjykatën e Lartë, e cila nga vettingu ka mbetur me vetëm 3 anëtarë; e po ashtu edhe shumica e kryetarëve të gjykatave e prokurorive, së paku nga shkalla e parë e vettingut.

Më shumë se 700 persona të tjerë të drejtësisë pritet të dalin para vettingut.(tch)

2 komente në “Një vit pas vettingut: Gjykata të zbrazura nga procesi i ethshëm e sistematik”

  1. Ben says:

    Të zbrazen të gjitha gjykatat dhe prokurorite! Te pakten populli e di qe nu ka gjykates dhe prokurore. Edhe ata qe vrasin do te mendojne ndryshe! Nuk do.kenë me gjykates qe ti shpetojne, por do fshihen. Për çfarë e do një gjykates apo prokurore të korruptuar? Të paktën njerëzit nuk do paguajnë më leke!

  2. Vetingu says:

    Mendoj se vetem shkarkimi nuk eshte i mjaftueshem por duhet patjeter sekuestrimi i vilave e cdo gjeje te vjedhur dhe mundesisht te dalin ne shtyp qe njerezit te njhen me bemat e tyre.Nuk mund te harroj gjyqin per pronen e sekuestruar nga regjimi me nje plep rrobaqepes nga Kucova Agim Bega I cili sot punon ne Tirane si hajdut i dalluar. Ky bukurosh pronen time ia dha nje personi pa asnje lloj dokumenti sepse mbushi xhepin dhe une me dokumenta e tapi origjinale nuk mund te beja asgje. Nuk di si mund te ndihet debili sot sikur te mbledh njerezit e mij e ta nxjerre ne rruge me force me gjithe familjen. Kane bere shume ligesira dhe duhet ta paguajne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje