FOTOT/ Përplasje tek Kuvendi, policia thirrje me megafon Gaz Bardhit: Merrni masa. Kush mbulon fytyrën dënohet me burg

3 Prill 2019, 11:38Kronika TEMA
FOTOT/ Përplasje tek Kuvendi, policia thirrje me megafon Gaz Bardhit:

Policia e shtetit i ka bërë thirrje me megafon protestuesve para Kuvendit që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos hedhin kapsolla në drejtim të policisë.

Po ashtu, policia u është bërë thirrje organizatorëve të protestës që të merren masa të menjëhershme ndaj personave që kanë mbuluar fytyrën

“Të nderuar organizatorë të protestës. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall e maska ose të zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta.

Sipas ligjit për tubimet, mbulimi i fytyrës dënohet deri në 6 muaj burg.

Ju si organizatore të tubimit mbani përgjegjësi ligjore për mbarëvajtjen e tubimit”- thotë policia me megafon. (TemA)

 

1 komente në “FOTOT/ Përplasje tek Kuvendi, policia thirrje me megafon Gaz Bardhit: Merrni masa. Kush mbulon fytyrën dënohet me burg”

  1. Ani says:

    Sa qejf kane keta PD-erat kur ferkohen me njeri – tjetrin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje