Vrasësi serial shqiptar, me nofkën “Tony Montana” (si protagonist i filmit Scarface, i luajtur nga Al Pacino) u dënua dje me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 shqiptarëve. Një gjykatë në Britani e ka dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e shokut të tij në vitin 1999.
Mane Driza, 41 vjeç, përdori një dorezë, një thikë flutur dhe një thikë djathi për të vrarë me 120 goditje shokun e tij Stefan Mone. Policia e cilësoi këtë si një sulm brutal dhe të pamëshirshëm. Dje gjyqtari Sarah Munro tha: -“Është një rast shumë i pazakontë, për të mos thënë unik”.
E fejuara në muajin e gjashtë e gjeti trupin të nesërmen. Ajo arriti që ta identifikonte atë vetëm nga rripi i pantallonave. Herën e fundit, çifti ishte takuar në spital për të parë progresin e shtatzënisë.
Vrasësi serial Driza kishte ikur nga Shqipëria në 1997 pasi kishte vrarë dy persona, babë e bir. Viktimat Elmaz dhe Lavdosh Kannani u ekzekutuan prej Mane Dirzës në fshatin Bishan, në Shqipëri. Nga frika e hakmarrjes, ai u arratis në Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtin vit, duke pretenduar se ishte një jetim 17-vjeçar dhe iu dha leje që të qëndronte aty deri në dhjetor 2001, si një i mitur i pashoqëruar që ikte nga Kosova (por nuk ishte e vërtetë).
Pasi mbaroi martesën me një braziliane, u transferuar tek një miku i tij shqiptar, me emrin Stefan. Më vonë e vrau duke deklaruar se i kishte vjedhur unazën e martesës.
Prokurori i çështjes, Tim Cray i tha gjykatës: -“Skena brenda asaj shtëpie në Wembley ishte e tmerrshme … Stefani ishte therur dhe rrahur deri në vdekje. Maja e thikës ishte nguluar në pjesën e prapme të kafkës së tij”.
Disa orë pas vrasjes në Londër, Driza fluturoi në Milano nga aeroporti i Stansted. Në më pak se gjashtë muaj ishte në një burg italian, për vrasjen e dy burrave të tjerë, Artan Maskaj dhe Albert Blusaj, në një bar në Catania, Sicili. Një person i tretë i mbijetoi masakrës për shkak se arma e Manes u bllokua . Për këtë krim ai u dënua me 20 vjet nga një gjykatë italiane.
Kur agjentët e Scotland Yard fluturuan në Itali për të biseduar me të, ai tha se kishte shkuar në Britani “për të ikur nga policia shqiptare dhe gjithashtu nga të afërmit e viktimave të tij në Shqipëri, që donin hakmarrje ndaj tij”. Ai gjithashtu tha se në ditën e vrasjes së Stefanit, ai ishte i pari që u sulmua dhe mbrojti veten.
Inspektor i hetuesisë, Garry Moncrieff tha: -“Driza ishte një individ jashtëzakonisht i dhunshëm , i cili nuk ngurroi të zgjidhë problemet duke vrarë. Ai lirshëm pranoi të gjitha vrasjet që kreu, por kurrë nuk tregoi keqardhje.
Kur Stefani u vra 20 vjet më parë, Driza u identifikua si i dyshuari kryesor, por u deshën shumë vite për ta sjellë atë në gjykatat britanike. Hetimet po vazhdojnë të verifikojnë nëse në ai ka kryer ndonjë vrasje tjetër.(tch)
Ketyre katundareve kriminela ia qinte robt Partia, pushkatim.