Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur për rolin e oficerëve të policisë gjyqësore.
Deputeti që udhëheqi edhe reformën në drejtësi, deklaroi se oficerët e gjyqësorit kanë funksionuar si sekserë të prokurorëve.
“Ta themi troç, oficerët e policisë gjyqësore në sanksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve, shërbejnë si sekserë të prokurorëve.
Nga mënyra se si është organizuar, kanë shërbyer për të zgjidhur çështje të raportit mes prokurorëve dhe klientëve, më shumë sesa për hetime profesionale”, tha Fatmir Xhafaj. (TemA)
Shume drejt eshte opinioni i ish ministrit Xhafaj, jam deshmimtar i nje rasti per nje mikun tim qe ishte kallezuar nga nje ish drejtor i LSI-se, me nja akuze krejt formale, per mos arketim debitoresh, prokuroria e ka mbajtur nen hetim mbi 1.5 vjet dhe kerkone me ngulm qe te merte avokat mbrojtes, kuptohet me qellim per te kordinuar veprimet e marrjes se ryshfetiit per te mbyllur nje kallzim penal formal. Per kete ceshtje miku im nuk mori avokat mbrojtes dhe prokuroria e kaloi per gjykim. Per koicidence edhe gjyqi nuk zhvillohej, pasi edhe gjyqtari kerkone qe te ishte i pranishem ne gjyq avokati mbrojtes. Ne keto kushte miku im kembenguli qe nuk kishte nevoje per avokat, pasi kemi te bejme me nje ceshtje ekonomike dhe e mbronte me mire vete se sa avokati. Per cudi pas disa seancash ne menyre krejt rastesore u mor vesh se gjyqi ishte mbyllur se nuk perbente as veper pene dhe as fajesi personale, dhe perseri gjykatesi kerkonte me kembengulje avokat mbrojtes. Vetem kur i “proceduari” i thote gjykatesit: perse duhet avokat mbrojtes kur gjyqi eshte mbyllur pasi nuk ka veper penale dhe fajesi personale ndaj tij ?. Ne kete moment gjyqtari heshti dhe u largua. Ja pra kjo eshte drejtesia e degjeneruar qe ka shakteruar dhe shkateron shtetin shqiptar qe po grryhet nga korrupsioni galopant
Ke harruar te thuash qe kete rol me shume e kane patur avokatet e te dyshuarve.