Ndër shumë ngjarje të pazbardhura në vend, janë dhe 8 vrasje mafioze në Durrës, ndodhur nga 2010 e në vazhdim.
Prokuroria e Durrësit ka vendosur t’i rihapë hetimet, duke kërkuar sërish mbështetjen e policisë me qëllim mbledhjen e informacioneve të reja, të dobishme për prokurorët e çështjeve, raporton ABC News.
Vrasja e 35 vjecarit Elvis Dedej çeli edhe sagën vrasjeve të tipit mafioz. Mbi të u qëllua me breshëri automatiku.
Ishte qershori i 2012-s në kulmin e sezonit turistik. Durrësi u përfshi në panik, krimi ndodhi në një nga rrugët më të frekuentuara nga turistët, tek Shkëmbi i Kavajës.
Një vit më vonë dhe pikërisht muajin shtator të 2013-s ndërtuesi 40 vjeçar Plaurent Cani u ekzekutua.
E shkuara e tij kriminale bëri që hetuesit të dyshonin për hakmarrje, ekzekutim nga vrasës me pagesë.
10 ditë nga vrasja e biznesmenit, oficerët e hetimit kriminal u përballën me një tjetër ekzekutim të frikshëm.
Nëna e Elvis Dedejt, Fatmira Dedej u gjet e vdekur me plumb në kokë e trup, në garazhin e pallatit ku banonte, në qendër të Durrësit.
Në atë kohë policia foli për të njëjtët vrasës që ekzekutuan të birin, por pa mundur t’i identifikojë.
Janari i 2014-s nisi me një ekzekutim, që për nga mënyra e kryerjes ishte i panjohur më herët nga policia lokale.
Atë të ekzekutimit me anë të shpërthimit të telekomanduar. Viktima ishte biznesmeni 45-vjeçar Xhemal Çela.
Makina e tij u hodh në erë në rrugën e plazhit. Ekspertët nuk gjetën asnjë provë që mund t’i ndihmonte.
Pa kaluar 6 muaj, një tjetër biznesmen u ekzekutua pak kilometra nga vendi ku u hodh në erë makina e Celës.
Kujtim Dyrmishi, nuk mundi t’i shpëtonte atentatit me automatik, kur sapo kishte zbritur nga automjeti.
Vrasja e Ervin Kodrës dhe Endri Çaushaj, në shtator të 2015 ishte një tjetër krim i rëndë.
Por një muaj më vone, në Jjnar të 2016, merret peng Gazment Çollaku, jo shumë larg nga vendi ku u ekzekutuan dy të rinjtë, në zonën më të frekuentuar të qytetit, siç është shëtitorja “Taulantja”.
Më pas ekzekutimi i tij në Krujë, nga persona të kamufluar me uniforma policie, ishte një tjetër ngjarje që rriti pasigurinë në qytet.
Në maj të 2016, Shpëtim Shala 38 vjeç, u ekzekutua me 15 plumba nga një armë “Scorpions” me silenciator në plazh, sapo u nda nga shokët.
Disa nga viktimat kishin njohje me njëri-tjetrin dhe ishin të implikuar në trafikun e narkotikëve.
Policia dyshoi për vrasës profesionistë. Por këto vrasje dhe dosje të pazbardhura siç është vrasja e 18 vjeçarit Mario Curri, apo e volejbollistit Juxhin Guza, nuk kanë autor.
Mero!
Mafia ne Dures zberthehet kur te zbulohet:
-Vrasja dhe djegja me benzin ne makinen e tij , e kryetarit te deges se SHISH-it Dures.
Dyshoj shume se ”
Ate e kan vrare strukturat shteterore qe kan ADMINISTRUAR informacionet e dhena nga ky kryetar dege kunder MAFIAS.
Veprimet e tjera jashte ketij fakti jane kot , pa vlere.
ajajajaajajjajhahahahahhahaha… dhe i keni te sigurte ne pranga nga Tema e Rilindjes Leshit
Po mbyllni njehere keto qe keni te hapura, dergoni ndonjerin ne burg, e pastaj hapni te vjetrat.
Nuk duhet te behemi merak pse trafikantet dhe kriminelet vrasin njeri tjetrin koken hengeshin se keshtu pastrohet vendi nga plerat…..
kokën hëngërshin me njeri tjetrin.policia e mënçur duhet ti ngatërrojë më shumë bandat me njëra tjetrën.populli të mos ketë frikë,se një fjalë e urtë thotë:kush nuk han hudhra nuk vjen erë.