VIDEO/ U kapën me mina, vëlla e motër në lot para gjykatës, babai: Janë të pafajshëm!

5 Prill 2019, 10:53Kronika TEMA

Vëlla dhe motër, Armand Lukani dhe Amelda Elezi, të cilët u kapën të martën me tre mina me telekomandë,  kanë mbërritur në Gjykatën e Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjatë momentit të hyrjes, dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot, teksa mësohet se Amelda është edhe shtatzënë.

Babai i tyre  duke folur për gazetarët tha se jetojnë në kushte të vëshira ekonomike dhe fëmijët i kishin nisur për punë, nuk kanë lidhje me minat.

Për shkak të gjendjes ekonomike, familjarët nuk kanë patur mundësi as për të paguar avokatin.

Elmi Lukani: Jam babai i Armandit.Çunin e dija se ishte në punë.Erdhi policia, më bëri kontroll te shtëpia.Më thanë se është kap me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Nuk ka lidhje, merrej me bujqësi, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Nuk është ndaluar asnjëherë. Nuk kam marr avokat se nuk kam mundësi.Djali im është i pafajshëm.

2 komente në “VIDEO/ U kapën me mina, vëlla e motër në lot para gjykatës, babai: Janë të pafajshëm!”

  1. Detari says:

    si qenkan te pafajshem me drog dhe mina o zoti prinder?

    motra do jet e pafajshme mbase ska dit gje kurse vellai te kalbet tani.

  2. Noli says:

    Jane vertet familje e varfer. Jane perdorur nga te tjere
    duke perfituar nga gjendja ekonomike e tyre. Me vjen keq per Ilmiun qe ju perfshini femijet ne kete situate te veshtire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje