Detaje të reja ka nxjerrë në studion e emisionit “Opinion” gazetari Artan Hoxha për vrasjet në Shkodër. Sipas tij situata në qytet është e rëndë, ndërsa tani nuk po goditen vetëm anëtarët e bandave por dhe familjarët e tyre.
Hoxha tha se ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali pasi është qëlluar me automatik nga distanca, autori është afruar dhe i ka qëlluar në kokë.
“Bilanci i tre ngjarjeve të fundit, Ferracakut dhe dy vëllezërit Bilali nuk janë të përfshirë në ngjarje kriminale. Tek ngjarja e fundit, vëllezërit nuk ishin pjesëtarë të grupeve kriminale. Fakti që autorët kanë përzgjedhur të godasin dy vëllezërit, janë përdorur një automatik dhe një pistoletë TT dhe një pistoletë që ka qenë e Astrit Bilalit. Pasi janë qëlluar, autori iu është afruar dhe i ka qëlluar në kokë. Edhe tek Arjan Ferracaku e ka goditur nga distanca dhe i ka shkuar nga afër dhe e ka qëlluar në kokë”, – tha gazetari.
Sipas tij policia e di se kush i bën këto vrasje, por ende nuk ndërhyn. Ndërsa gazetarja Klodiana Lala tha se zbardhja e vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër duket e pamundur. Duke cituar burime nga prokuroria ajo tha se hetuesit kanë pak fakte në dorë.
“Nga burimet zyrtare të prokurorisë, e gjithë trajektorja që kanë ndjekur autorët, ata kanë zgjedhur një rrugë që kamerat janë pa memorie, pa aty ka një dorë të fortë që kontrollon gjithë zonën. Sa i përket automjetit të djegur nuk është gjetur asnjë provë”, – tha gazetarja.
Ekzekutimi i dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali e ka çuar në 9 bilancin e të vrarëve në 9 muajt e fundit në qytetin e Shkodrës.
Pas kësaj ngjarje, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komunikuar shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati, duke emëruar në këtë post Niko Brahimajn.
bobo ku e çoi edvina vendin ne humner katastrofe,,normal edhe perendia eshte kunder pederasteve e jo me ne shqiptaret,krim e batuta qeveria edvines,as ne 97 nuk jan vra ma shum nga komunistat se gjate ç’qeverisjes se norieges prej 5,6 vitesh bobo
Ky si kofili pas te vjelave. Ik ore mos ha mut kot se je ber qesharak. Bejn pjes ne grupe kriminale apo nuk bejn pjes e di ky!! Ai merhumi me kobure ne brez. Per cfar i duhet????
Si është e mundur që kjo lala nuk lë gjë pa nxjerrë nga prokuroria? Po merreni në pyetje dhe dhjejani surratin çdo prokurori që shet të dhëna tek kjo hale.