Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës janë deklaruar të alarmuar mbi praninë e disa ushtarëve shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, ndërkohë që në Beograd prej disa javësh qarkullojnë zërat për plane mbi organizimin e trazirave në veri të Kosovës.
Politikanë të partisë së pakicës serbe në Kosovë, Listës Serbe, e kanë pyetur KFOR-in pse ushtarët e Shqipërisë gjendën në Veri të Mitrovicës, kur ata nuk janë pjesë e misionit të KFOR-it. “Grafite ku shkruhet ‘Shqipëria e Madhe’, si dhe lëvizja e anëtarëve të Ushtrisë së Shqipërisë në qendër të Mitrovicës kanë shkaktuar shqetësim, sidomos pas deklaratave të ambasadës britanike”, thuhej në reagimin e Listës Serbe.
Paraqitja e ushtarëve të Shqipërisë u quajt provokim nga disa media serbe. Rreth 40 ushtarë të KFORit, duke përfshirë edhe pjesëtarët e Ushtrisë shqiptare, ecën të enjten në rrugën kryesore të Mitrovicës së Veriut. Mediat serbe raportojnë se kjo nuk dukej vizitë rutinë e KFORit dhe se qytetarët serbë që jetojnë në atë pjesë, janë shqetësuar.
Vizita ka ndodhur rreth orës 11:00 të paradites. Në kohën kur politikanët në Beograd alarmojnë se Kosova po përgatit trazira dhe sulme ndaj serbëve në Veri të Mitrovicës, ku do të përdoret Ushtria e re e Kosovës, qeveria e Ramush Haradinaj i ka hedhur poshtë me forcë këto pretendime, duke sqaruar se qytetarët serbë në Veri janë pjesë e popullsisë së Kosovës dhe nga Ushtria e vendit do të mbrohen.
Javën e kaluar, mediat serbe kanë “stërholluar” një deklaratë të ambasadës britanike, e cila iu kërkonte shtetasve britanikë, që të evitonin lëvizjet e panevojshme në Veri të Kosovës, edhe pse sqarohej specifikisht se kjo ishte për shkak të bandave të krimit atje. Ambasada e Britanisë së Madhe i hodhi poshtë hamendësimet se priten trazira.Po ashtu, KFOR-i ka njoftuar se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe frikë.
Një grup i oficerëve nga shtetet e ndryshme të NATO-s, përfshirë Shqipërinë, po zhvillon një aktivitet zbulimi nëpër Kosovë, duke përfshirë Mitrovicën dhe lokacione tjera në veri. “Ky nuk është provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-s, dhe prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd, pasi Shqipëria është anëtare e NATO-s prej 10 vitesh. Për më tepër, duhet të dihet se Shqipëria kontribuon në misionin e KFOR-it”, sqaroi KFOR.
USHTARET BEJNE MIRE TE QENDROJNE ATY SEPSE ATA JANE DJEGE E PEVELUE NGA KRIMET MAKABRE QE SERBI KA BERE NDAJE TYRE .
KETA JANE TE VERTETUAR EDHE ME DOKUMENTE. MITROVICA ESHTE VERIU I KOSOVES ,DHE ATA LEVIZIN LIRSHEM NE TOKEN E ETERVE TE TYRE.
PAQJA DO TE ARRIHET VETEM ATHERE KURE SERBIA TI KERKOJE FALJE KOSOVES PER KRIMET QE KA BERE NDAJ POPULLATES SE KOSOVES . MOSE NA BEJNE ROLIN E VIKTIMES.
Do levizin sa t’ju doje bytha se jan ne vendin e tyre. Edhe ne L2B shqiptaret e cliruan Mitrovicen!