Depozitat bankare: 3% kanë më shumë se 97% e shqiptarëve së bashku

6 Prill 2019, 09:11Ekonomia TEMA

3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare.

Pjesa tjetër prej rreth 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro.

Publikimi i raportit vjetor të ASD, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave është kthyer një lloj barometri për të matur pabarazinë financiare të shqiptarëve.

Në fund të vitit të kaluar, fondi i ASD për sigurimin e depozitave në banka arriti në afro 39 miliardë lekë ose rreth 310 milionë euro.

Kjo shumë mbulon 5.83% të vlerës së siguruar të depozitave, çka përfaqëson edhe nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Ligji për sigurimin e depozitave parashikon që ky raport të jetë të paktën 5% dhe prej tre vjetësh fondi i sigurimit të depozitave qëndron sipër nivelit ligjor të kërkuar.

Sipas ligjit, ASD siguron depozitat bankare të individëve dhe bizneseve deri në 2.5 milionë lekë, si edhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit deri në 2 milionë lekë.

5 komente në “Depozitat bankare: 3% kanë më shumë se 97% e shqiptarëve së bashku”

  1. KORÇARI says:

    KËTA 3 % JANË MONÇE ÇIZMJA,LIKE FLORIRI.LULUSH SHALËNGJITURI, SALI MUTI , SYPESHKAQENI ,ÇUPA E SALI MUTIT, ARDIAN RUFJANI, EDI GALLOFI, KOÇO KOKËDHIMA DHE GJITHË KASTA E KALBUR POLITIKE .

  2. rexha 10 says:

    JO VETEM QE KANE ME SHUME SE 93%E SHQIPTAREVE ,PORE NUKE PAGUAJNE ASNJE TAKSE.TE VETMIT QE PAGUAJNE TAKSE NE SHQIPRI JANE PENCIONISTET DHE ZYRTARE PUBLIKE.TE TJERET JANE ELEKTRONE I LIRE.PROVONI E KONTROLLONI NE SIGURIMET SHOQRORE EMRAT E MINISTRAVE APO EMRA TE NDRYSHEM ,SI DHE TE LINDES SE RAMES DHE DO TE SHIHNI SE NUKE KANE ASNJE KONTRIBUT NE DHENIEN E TAKSES .ATY I KENI TE REGJISTRUARA TE GJITHA. PASTAJ TE KERKOJNE PENSION TE LARTE. ATY ESHTE BERE HA ,MERRE ,DHE IKE.NE POLITIKEN SHQIPTARE KANE DREJTUAR GJITHMONE NJERZE QE KANE PASUR ME SHUME NEVOJE PER ILACE SE SA PER PROKUPACIONIN E SHQIPRISE.

  3. Santa Quaranta says:

    Kapitalistet enversite ia kane arritur me se mire te zbatojne Kapitalin e Marksit qe aq shume e kishin studiuar!!

  4. tori says:

    E njejta gje ne te gjithe boten,vetem ne lehim gjithe diten kot pa ditur asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje