Viti 2018 i i BLG mbyllet me rritje të shpejtë dhe përshpejtim të shërbimeve inovative. Bordi drejtues i BLG miratoi bilancin përfundimtar për vitin 2018 dhe buxhetin për vitin 2019, si dhe Znj. Etilda Muho, ish –anëtare e ministrisë shqiptare të arsimit u emërua në grupin e këshilltarëve të presidentit.
Përpos kësaj, për të mbështetur zhvillimin në rritje të grupit, aksionarët kanë vendosur të nisin një rritje kapitale prej 40.400.000 lekë për të forcuar më tej kapacitetin operacional të grupit në investimet lokale dhe rajonale.
Rritja e Grupit pasqyron jo vetëm blerjen e suksesshme të kompanive të reja, të cilat u zhvilluan falë të ardhurave të rezultateve të shkëlqyera, por edhe një përshpejtim të rëndësishëm të aktiviteteve në shërbimet më inovative.
Një kontribut i rëndësishëm që i referohet edhe kësaj rritje vjen nga njësia afariste “ASP MUSA”, e cila në mënyrë të konsiderueshme rrit të ardhurat (+ 78%) krahasuar me vitin 2017, falë rritjes së konsiderueshme organike. Gjithashtu për njësinë e biznesit “ASP
Coinvestor” vërehet një rritje e ndjeshme (+ 45%), kryesisht për shkak të blerjeve të bëra gjatë periudhës.