Blerjet e valutës në treg nga Banka e Shqipërisë arrijnë në 300 milionë euro

1 Prill 2019, 17:55Ekonomia TEMA

Gjatë vitit të kaluar, banka qendrore bleu një sasi të paprecedentë valute, pjesërisht për të ndalur forcimin e lekut dhe pjesërisht si pjesë e politikës së saj të zakonshme, për një total prej gati 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërkohë që leku vijon të qëndrojë i fortë.

Banka e Shqipërisë njoftoi të hënën se gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar bëri tre blerje valute në treg të hapur për një total prej 45.7 milionë eurosh, ndërsa të dhënat e saj statistikore tregojnë se përgjatë të gjithë vitit 2018 blerjet e valutës ishin në total 303.6 milionë euro. Nga këto, 180 milionë euro u blenë gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht si pjesë e përpjekjeve për të ndalur forcimin e lekut shqiptar kundrejt euros ndërsa afro 124 milionë të tjera u blenë si pjesë e programit të saj të rritjes së rezervës valutore të vendit.

Gjatë vitit 2017, BSH pati bërë blerje të përgjithshme në treg prej 71.2 milionë eurosh ndërsa në vitin 2016 nuk ka pasur blerje.

Pavarësisht sasisë së paprecedentë të eurove të blera në treg nga BSH, leku shqiptar vijoi të forcohet përgjatë të gjithë vitit të kaluar ndërsa ka qëndruar i fortë rreth kuotës 125 lekë për euro gjatë tre muajve të parë të vitit 2019.

Banka e Shqipërisë i bën blerjet e eurove me anë të ankandeve dhe eurot e blera prej saj gjatë vitit të kaluar i kanë kushtuar gjithnjë e më pak. Në ankandin e parë të vitit të organizuar më 22 shkurt, euro u ble me 132 lekë ndërsa në ankandin e fundit më 14 dhjetor, BSH shpenzoi 123.4 lekë për euro.

Që nga viti 2016, leku shqiptar është forcuar me gati 10% kundrejt euros, një fenomen që përveç komplikimeve ekonomike, mbetet ende i pasqaruar zyrtarisht. Volumet e hyrje-daljeve zyrtare të valutës në Shqipëri përmes kanaleve të zakonshme si tregtia po remitancat, nuk kanë ndryshuar në mënyrë thelbësore sa për të justifikuar forcimin e lekut.

Aludimi kryesor është prurjet e valutës nga aktivitetet e paligjshme të shqiptarëve jashtë vendit.

2 komente në “Blerjet e valutës në treg nga Banka e Shqipërisë arrijnë në 300 milionë euro”

  1. finance says:

    Qeveria duhet te nderhyje sa me pare, pasi banka e shqiperise po shkon me keq se ne kohen e Fullanit, madje po rrezikon

  2. xxx says:

    Ne se euro nuk ngrihet dhe qendron stabel me kurisin qe eshte sot, si do konsiderohet berja e eurove me kursin prej 132 lek/euro, a eshte kjo nje menyre fiktive per rritjen e parase ne qarkullim dhe inflacion, po diferenca midis 132 dhe 123 lek/euro ( 9 leke/euro = 1, 620, 000, 000 leke, ose rreth 12 milion euro) si do e quaje banka diferencen prej 12 milione euro humbje per shtetin, paaftesi apo menyre grabitje e fshehte nepermjet blerjes se euros ne tregun e lire ????. a nuk perben kjo inflacion duke emetuar para ne qarkullim ????. Kjo metode qe ndjek Banka e Shqiperise eshte pisllik, perben vjedhje te kamufluar, ku jane ekonomistet anal-iste qe grijne tallash neper emisione televezive ???????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje