Isuf Tushe, Gjeolog nafte, Dr. i Shkencave Gjeologjike
Reduktimi i rajoneve perspektiv për kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të reja të naftës dhe gazit në rezervuarët klasik, siç janë ranorët apo karbonatet, të vërtetuara deri më sot, naftëgazmbajtës, në basene gjeologjike të ndryshme në koren e tokës, i detyroi gjeologët dhe teknologët e industrisë së naftës për të studiuar mundësi të reja për akumulimin e hidrokarbureve në formacione gjeologjike të tjera, të cilat më përpara, pavarësisht se vlerësoheshin naftëgazmbajtëse, por për arsye të vetive shumë të dobëta kolektore janë konsideruar jo prodhimtare dhe perspektive me teknologjinë ekzistuese. Këtu mund të përmendim “Coal Bed Methane” (Gazi Shtresave Qymyrore), “Tight Gas Reservoirs” (Rezervuarët gazmbajtës me veti të dobëta, siç është vendburimi Delvinë) dhe formacioni gjeologjik që sot është bërë shumë i njohur në botë me emrin “Oil/Gas Shale” (Argjilat Naftë/Gazmbajtëse), për të cilin do të flasim shkurtimisht më poshtë.
Vite më parë dhe historikisht në vazhdimësi, gjatë kërkimit me puse, në shumë basene gjeologjik naftëgazmbajtës në botë, por sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky formacion gjeologjik ka tërhequr shumë vëmendjen e gjeologëve për praninë e hidrokarbureve të akumuluara në të, sepse gjatë shpimit në prerjen e tij janë vërejtur shenja të shumta të naftës dhe manifestime të gazit. Nga testimi i tij në disa puse, me teknologjinë ekzistuese klasike të asaj kohe, janë siguruar vetëm shenja nafte dhe gazi, por në disa raste janë prodhuar edhe sasi shumë të vogla hidrokarburesh, të cilat kanë qenë pa leverdi ekonomike. Me zhvillimin e teknologjisë, sidomos për shpimin e puseve horizontal dhe kompletimin e tyre, duke aplikuar edhe çarje hidraulike me presion të lartë në shtresë, është arritur që ky formacion gjeologjik naftëgazmbajtës me veti kolektore shumë të dobëta të vihet gjerësisht në shfrytëzim dhe rezultatet në përgjithësi janë të mira dhe me efektivitet ekonomik. Pra, kjo është arritur vetëm nëpërmjet studimeve të detajuara, shpimit të puseve horizontal, dhe kompletimit e trajtimit të veçant të tyre.
Eksperienca në studimin e tij, kërkimi dhe vënia gjerësisht në shfrytëzim industrial dhe me leverdi ekonomike, hodhi dritë gjithashtu edhe mbi një koncept të ri në gjeologjinë e naftës dhe gazit lidhur me aftësitë akumuluese të formacioneve naftëgazgjeneruese në vetvete, pra që mund të luajnë kështu rolin e rezervuarit, të mbulesës, pra edhe të kurthimit dhe që kanë aftësi prodhuese, duke zgjeruar kështu gamën e objekteve të kërkimit, bile edhe jashtë sipërfaqeve të kurthimeve klasike të hidrokarbureve. Pra, ky është një cikël i plot, i mbyllur dhe i shkurtër, nga gjenerimi i hidrokarbureve tek kurthimi i tyre, për këtë formacion gjeologjik. Po ashtu kjo kërkoi që të bëhej një hop shumë i madh në fushën e zhvillimit të teknologjisë dhe përmirësimit hap pas hapi të saj, si në shpimin e puseve ashtu dhe në kompletimin e shfrytëzimin e tyre, duke ju përshtatur tërësisht natyrës dhe karakteristikave fizike të veçanta që kanë këto formacione.
Deri në këtë kohë, në të gjitha studimet kërkimore-shkencore të kryera në fushën e gjeologjisë naftës, përfshirë dhe ato në gjeologjinë e rezervuarit, formacioni oil/gas shale është konsideruar shkëmb mëmë që në periudha kohore gjeologjike të ndryshme ka gjeneruar naftë dhe gaz, të cilat nëpërmjet rrugëve të ndryshme kanë arritur të migrojnë dhe që janë akumuluar nëpër kurthe në rezervuarët ranor dhe karbonatik, ku sot ndodhen vendburimet e zbuluara, ose luante rolin e mbulesës (“Seal”) për rezervuarët që mund të zhvilloheshin nën të. Në vendin tonë, ky formacion gjeologjik rrallëherë është penetruar nga puset e thellë të shpuar në vendburime, por takohet shpesh në disa prerje në “Gjeologjinë e Rrugës” ose siç quhen ndryshe zhveshje në sipërfaqe.
Ka rreth njëzet vjet ku kërkimi dhe zbulimi i naftës dhe gazit në këtë formacion, oil/gas shale, në shumë vende të botës, ka marr një zhvillim të madh dhe sot konsiderohet si një objekt i rëndësishëm kërkimi në industrinë e hidrokarbureve. Për vetë natyrën e veçantë të përbërjes litologjike dhe të përhapjes së gjerë që ai ka, aftësive akumuluese për naftën dhe gazin duke luajtur edhe rolin e rezervuarit, që në këtë rast janë argjilat, dhe të ruajtjes së tyre, ose kurthimit, dhe mënyrës së eksplorimit me puse, ato janë quajtur me termin “Burime jo Klasike” (Unconventional Resources) që dallojnë tërësisht nga “Burimet Klasike” (Conventional Resources), ku historikisht filloj kjo industri për kërkimin dhe prodhimin e rezervave të konsiderueshme të naftës dhe gazit në rezervuarët ranor dhe karbonatik.
Studimet e veçanta që kryhen për oil/gas shale, metodika e kërkimit dhe zhvillimit të tyre, në kohën e sotme, kanë çfaqur shumë interes në disa vende të botës, bile edhe në ato rajone ku ende kanë rezerva të konsiderueshme në rezervuarët klasik, siç janë ato të Lindjes Mesme, Aziatike, vende të ndryshme të Evropës, Afrikës, Amerikës latine, Kanada, etj., të cilat kërkojnë me insistim që të aplikojnë të njëjtat koncepte gjeologjike, eksperiencën, dhe teknologjinë mbi shpimin dhe kompletimin e puseve si dhe shfrytëzimin e tyre, sikurse përdoret gjerësisht sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Oil/gas shale kanë përhapje regjionale në të gjithë basenet gjeologjike në koren e tokës, bile edhe në ato basene ku për arsye të ndryshme gjeologjike nuk janë vërtetuar ende vendburime nafte dhe gazi. Prandaj është e domosdoshme që fillimisht të kryhen studime më të avancuara se deri tani, duke u fokusuar në radhë të parë, në aspektin gjeologjik të përhapjes hapësinore të tyre, për të bërë identifikimin e plotë të perspektivës mbështetur në parametrat litologjik, trashësinë, treguesit gjeokimikë, elementët e sedimentimit, prezencën e “rezervuarëve” të mundëshëm brenda në prerje dhe vetitë kolektore të tyre, thellësinë e shtrirjes në sipërfaqe të ndryshme të basenit, shkalla e maturimit të tyre, rezervat që ato përmbajnë, efektiviteti ekonomik, etj. Mbështetur në njohjen time, ky formacion gjeologjik ka përhapje të gjerë në territorin Shqiptar si në zonën tektonike Jonike, Sazani, Kruja, etj.
Ky formacion është studiuar në vendin tonë, por jo në aspektin naftëgazmbajtës dhe aftësive prodhuese, por vetëm në aspektin e aftësive gjeneruese të tij, d.m.th. është trajtuar si shkëmb mëmë. Ngritja e tij në kategori kërkimi, si objekt i ri perspektiv për zbulimin e hidrokarbureve, para se të kryhen investime të tjera deri në shpimin e puseve, kërkon studime gjeologjike të detajuara për të vlerësuar parametrat bazë të tij dhe për t’i krahasuar me ato në vendet ku ky formacion aktualisht ndodhet në shfrytëzim. Këto do t’i japin një mundësi qeverisë për të hapur negociata të reja, me kompanitë e naftës, duke e paraqitur këtë tashmë si një objekt të ri perspektiv, për kërkim-zbulimin e rezervave të reja të naftës dhe gazit. Këtu do të negociohen edhe ato zona ku formacioni karbonatik rezervuar është në sipërfaqe dhe mungon mbulesa flishore, si dhe në ato zona jashtë kurtheve klasik për grumbullimin e hidrokarbureve, d.m.th. midis vendburimeve të zbuluara ose në perspektivë (prognozë) për naftë dhe gaz. Gjithashtu në sipërfaqet e vendburimeve ekzistuese dhe ato perspektivë, mund të rinegociohet me kompanitë ekzistuese operatore duke e shtuar oil/gas shale si një objekt të ri kërkimi. Le të fillojmë me zonën tektonike Jonike me besim që të zgjerojmë më tej studimet e këtij karakteri edhe në zonat e tjera të territorit Shqiptar, për të vlerësuar perspektivën e tyre.
Në përfundim, le të shërbej ky artikull për të sensibilizuar Ministrinë e Energjetikës dhe institucionet kërkimore-shkencore përkatëse në sektorin e gjeologjisë naftës, të cilët duhet të planifikojnë dhe investojnë për të kryer studime mbi këtë formacion gjeologjik. N.q.s. ky formacion do të rezultojë objekt me interes për kërkimin e hidrokarbureve do te jetë një mbështetje e fuqishme për gjithë ekonominë tonë, sepse mund të zbulohen rezerva të konsiderueshme për t’u nxjerr nëpërmjet shpimit të puseve ose me teknologji të tjera bashkëkohore. Pra, rruga e vetme është studimi i tyre lidhur me perspektivën që ato mund të paraqesin.
Autori ka eksperiencë 40 vjeçare në studimet mbi gjeologjinë dhe zhvillimin e rezervuarëve karbonatik me çarje në Shqipëri dhe disa vende të botës, nga të cilat 20 vjet eksperiencë në studimin dhe zhvillimin e oil/gas shale në disa basene gjeologjike naftëgazmbajtëse, kryesisht në USA, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme, dhe Azi.
Eja Isuf ,nuk kanë lëvizur as nëntoka dhe as mbitoka ,këtu janë si i ke lënë para 17 vitesh kur ike bashkë me kolegët
Ama ,s’ka para ,merr me vete ç’ke fituar ,s’ka status për ju të institutit gjeologjik , zor se gjen kolegë të seizmikës për të bërë profile tërthorë e gjatësorë ,pa le interpretime profilesh ,s-ka më laboratorë ,kabinete , si atëhere që llogarisje rezervat apo udhëhiqnit temat studimore projektuese ,s’ka më ankthe për të parë tek fakelat pas përfundimit të tapave apo fontanimin e drejt përdrejtë etj etj
I’m sorry ….
Good job Cufe!
PROBLEMI QE SHTROHET JO SE NUK ESHTE TRAJTUAR EDHE ME PARE SI NE BOTE EDHE NE VENDIN TONE , POR ARRITJET E SOTME TE TEKNOLOGJISE SI TE SHPIMIT ( SHPIMET DERI NE HORIZONTALE QE I KEMI REALIZUAR AKTUALISHTE DHE NE SHQIPTARET . SA PER DIJENI UNE KAME PROJEKTUAR DHE REALIZUAR SEKSIONE LATERALE SHPIMI DERI NE HORIZONTAL-92 GRADE MADJE NE GELQERORET E VISOKES ) DHE ATO INTESIFIKUESE ( SI SHPERTHIME HIDRAULIKE APO ACID -FRAC ETJ ) E KANE PREZANTUAR EKONOMIK DHE INTERESANT KETO SHISTE . MADJE DUHET THENE SE AMERIKA DUKE FUTUR NE BILANCET ENERGJITIKE REZERVAT E KETYRE SHISTEVE , KA ZENE VENDIN E PARE NE BOTE PER REZERVA HIDROKARBURESH. VLENE TE THEMI ME QE ESHTE RASTI , SE EDHE SERBIJA I VLERESONE KETO REZERVA HIDROKARBURESH NE SHISTET RRETH DY MILIARD TON!) . HISTORIKISHT , ME SA MBAJ MEND DHE JAME I SIGURT , NE VENDIN TONE , ESHTE PROJEKTUAR DHE SHPUAR NJE PUS NE BALLESH ( BALLSHI -27 ) PER TE KONTROLLUAR SHISTE E TOARJNAIT JO PER NAFTE MBAJTJEN E TYRE, POR PER TE KERKUAR KURTHE POSH TYRE DUKE I KONSIDERUAR ATO VETEM MBULESE . AUTOR KA QENE VEC TE TJEREVE (QE FATKEQESISHT NUK I MBAJ MEND) MIKU IM I RESPEKTUAR TOMI KRISTO. UNE PERSONALISHT 3-4 VJETE ME PARE I KAME DISKUTUAR KETE CESHTJE ME PROF. ENGJELL PERRENJASIN (QE ESHTE BERE PER RAHMET ) DHE BEME NJE PROGRAM STUDIMI PER KETE OBJEKT QE NUK LIDHET VETEM ME SHISTET KARBONATIKE POR EDHE ME LLOJE TE TJERA. PO ASHTU I KAM EDIKUTUAR EDHE ME SPECIALIST KANADEZE QE NE BAZE TE TE DHENAVE KONKRETE QE U EKSPOZOVA , OBJEKTIN E KONSIDERUAN INTERESANT .ME GJITHE ATE MENDOJ SE KETU NUK ESHTE PROBLEMI QE TE NDRICOHET OBJEKTI POR NE KETE OBJEKT DUHTE TE PUNOHTE EDHE NGA SPECIALISTET TANE QE PO TE KENE IDERA DHE PROGRAME KONKRETE EDHE GJENDEN RRUGET E MUNDESHEME TE FINANCIMIT PER TE NDERMAR STUDIME TE TILLA MJAFTE INTERESANTE PER TE ZGJERUAR OBJEKTE E KERKIMIT . UNE PERSONALISHT ME AQ SA JAME OBLIGUAR ME KETE OBJEKT, E KONSIDEROJ ME SHUME INTERES SI NJE OPSION SHUME POPTENCIAL PER INDUSTRINE TONE TE NAFTES. ME GJITHE ATE IDE DHE PROMOCIONE TE TILLA DUHEN FALNDERUAR PAVARSISHT SE SA ESHTE FORCA E TYRE PER TE LEVIZUR DREJT ARRITJEVE QE DUHEN .
i dashur “nje naftetar”
Isufi ka dale ne pension por ato qe shkruan jane te drejta. Shistet argjilore qe i quajm ne, pra “black shale” duhet te jene objekte kerkimi dhe ky eshte thelbi i artikullit
……….dhe pastaj amerikanet ja pane hajrin shpimit te puseve ne shale formations. Ne puset e ujit te fermereve uji vinte i ndotur me nafte dhe u duhej te vendosnin filtra moderne dhe te kushtushem per te marre uje disi te paster. Shpimi i puseve ne keto formacione u shtri ne pjesen me te madhe te territorit amerikan dhe pati pasoja te renda ambientale dhe ekonomike. Shqiperia po ta beje kete do te vrase mbase asetin e fundit natyral qe i ka mbetur; basenet e ujit natyral te pijshem.